Foto ilustruese

Në prag të ndërrimit të viteve, Këshilli i Ministrave merr vendimin: Pas dy dekadash, policët në burgje do të marrin shpërblim 55 mijë lekë

31 Dhjetor 2021, 20:02| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 20:52

  • Share

Një lajm i mirë për policët e burgjeve në këtë prag fundviti! Punonjësit e burgjeve do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë sot nga Këshillimi i Ministrave dhe shpërblimi do të përballohet nga fondi për pagat e personelit. Shpërblimet e punonjësve të burgjeve do të jenë 55 mijë lekë, jo më shumë se një rrogë. Ky shpërblim për punonjësit e policisë në burgje, vjen për herë të parë pas dy dekadash. Sipas VKM së miratuar, 4.244 punonjësit e burgjeve të vendosur në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.

'Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sistemi të burgjeve do të përballohen nga fondi për pagat e personelit të miratuar në buxhetin e vitit 2021, në programin 'Sistemi i burgjeve' si dhe nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2021, në vlerë 209 000 000 lekë.'- thuhet në vendim.

Vendimi i Këshillit të Ministriave

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?