Napoli ka shkarkuar Walter Mazzarrin nga posti i trajnerit të skuadrës. Kampionët në fuqi të Italisë, ende nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtrar lidhur me një lajm të tillë.
Shkarkimi i Mazzarrit vjen në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Ai ishte emëruar trajner në tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Rudi Garcian.
Trajneri i Kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, do të zëvendësojë Mazzarrin me efekt të menjëhershëm, ka bërë të ditur eksperti, Fabrizio Romano.
Calzona thuhet se ka nënshkruar tashmë kontratën e tij me klubin italian. Mirëpo, ai do të vazhdojë të mbetet edhe në krye të Kombëtares sllovake.
Marrëveshja u nënshkrua 48 orë përpara ndeshjes kundër Barçës, pasi nesër do të zhvillohet seanca e parë stërvitore e napolitanëve nën drejtimin e Calzonas.