Në prag të pashkëve, artistët interpretojnë perlat e muzikës shqiptare: Ia dedikojmë mjekëve në frontin e parë të luftës

10 Prill 2020, 16:00| Përditesimi: 10 Prill 2020, 16:03

  • Share

Rreth një muaj betejë me një armik të padukshëm, i ka bërë mjekët të jenë heronjtë e një lufte nga e cila shpresojmë që të dalim me sa më pak jetë të humbura. Ndaj edhe artistët, këngët, muzikën, artin e tyre ia kanë dedikuar atyre: heronjve të heshtur, mjekëve.
Disa prej tyre dedikojnë vargje të poetëve të mëdhenj që krijuan fraza për jetën dhe bukurinë e tyre, e të tjerë notat e muzikës.

Ora 16:15
'Kjo korona na e bëri tetë me dy', Devis Xherahu sfidon me këngë karantinën

Devis Xherahu ka qenë një ndër artistët që e ka sfiduar koronavirusin dhe karantinën me këngë. Një artist që i ka qëndruar pranë publikut edhe kur virusi Covid-19 do të izolonte gjithë botën. 

Këtë herë nëpërmjet një video ai ka sjellë një kolazh të këngëve të tij, interpretuar nën shoqërinë e kitarës. 

 

Ora 16:10
Gëzim Myshqeta interpreton nga Bolonja 'Pragu i vegjëlisë

Baritoni i njohur Gëzim Myshketa gjatë gjithë këtyre ditëve të karantinimit ka risjellë në kujtesën e publikut këngëtarët shqiptarë. Duke realizuar nga shtëpia e tij ne Bolonja, duete shoqëruese me zërat më të mirë të muzikës së lehtë shqiptarë, baritoni i njohur që jeton në Itali ka zgjedhur të bëjë një duet me zërin e Myfarete Lazes, duke ndjekur kengen e saj “Pragu i vegjëlisë” një këngë e kënduar në festivalin e 22-të të Raditelevizionit shqiptar . Çdo interpretim Myshketa e përcjell me me mesazhin 'Qëndro në shtëpi'

Ora 16:06
'Janë rojat e jetës', poetja Alisa Velaj mesazh nga Vlora për bluzat e bardha

Poetja e njohur Alisa Velaj sjell një mesazh të ndjerë. Ajo ua dedikon përshëndetjen mjekëve që qëndrojnë në ballë të luftës kundër COVID 19. E mbyllur ne shtëpinë e saj, pas këtij mesazhi ajo reciton poezinë e saj “Prej toke jemi” kushtuar botës dhe krijimit të jetës. Poezia e Alisa Velaj është një mesazh për jetën në kohën e kësaj pandemie të rrezikshme që ka pushtuar botën. Poezia e Alisa Velaj, vitet e fundit është bërë e njohur ndërkombëtarisht duke u përkthyer në disa gjuhë.

Ora 16:03
Rosela Gjylbegu këndon vargjet e Dritëro Agollit: Dua të përshëndes publikun në prag të Pashkëve

Edhe pse nuk mund të shoqërohet nga një instrument, këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu arrin të këndoj shumë bukur vargjet e Dritëro Agollit nga Karantina, ku qëndron për t’u mbrojtur nga COVID - 19. “Kur të jesh mërzitur shumë” . Këngëtarja Gjylbegu në një përshëndetje për Report TV ia dedikon publikut këtë këngë në pragun e festës së Pashkëve.

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron Tosku: 10/04/2020 16:27

    Ky(Edi Rama)thell nè zemren nè shpirtin shof vetem denime sì ne diktatur shkojm drejt tè keqes, populli duhet ta kuptoj.etmerrshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?