Kronikë

Në prag të sezonit turistik, ndotet rruga e plazhit të Shëngjinit nga mbetjet e peshkut (VIDEO)

4 Maj 2021, 17:06| Përditesimi: 4 Maj 2021, 17:17

  • Share

LEZHË- Mbetje peshku janë hedhur në rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë zonës turistike.

Depozitimi i këtyre mbetjeve ka krijuar ndotje të madhe dhe aromë të rëndë për banorët e lagjes "Xhenio".  Ata e konsiderojnë krim të rëndë mjedisor dhe kërkojnë që të merren masa për pastrimin e rrugës dhe ndëshkimin e autorëve.

"Ne kërkojmë të pastrohet rruga, askush nuk vjen këtu të merren, ne rrezikojmë kolerën. Këto mbetje janë hedhur para një jave, vjen erë e rëndë nga mbeturinat e peshkut. Është 40-50 metra rrugë e mbushur me këto mbetje", thanë banorët.

Mbetjet e peshkut dyshohet të jenë hedhur gjatë natës, ndërsa autoritetet nuk kanë kryer asnjë veprim për identifikimin e autoreve apo dhe pastrimin e mbetjeve që kanë ndotur zonën turstike në bregdetin e Shëngjinit. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsaku: 05/05/2021 06:59

    Se si e ka emrin ai qe perpunon peshkun ne lezhe dhe elbasan......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?