Zgjedhjet lokale vendosin në lëvizje jo vetëm Bashkinë Durrës, por edhe transfertat e parave nga Fondet e Programit të Rindërtimit. Gjatë 3 muajve të fundit, Bashkia Durrës nuk ka lëvruar asnjë bonus qiraje për 3800 familjet e prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit, ndërkohë që prej ditës së sotme në llogaritë e qytetarëve kanë nisur të kalojnë 2 muaj të bonuseve të qirave të prapambetura.
Gjatë muajit dhjetor, qytetarëve iu kërkua të rinovonin dokumentacionin e paraqitur 2 vite më parë për përfitimin e bonusit. Pavarësisht se shumë prej tyre nxituan t’i rinovonin në kohë, bonusi sërish nuk u kaloi. Me sa duket, java e fundit e janarit dhe afrimi i zgjedhjeve ka rezervuar lajmin e mire për 3800 familjet përfituese të bashkisë Durrës.
Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe një vit më parë në prag të zgjedhjeve vendore ku u lëvruan shifra mjaftë të larta për grantet e rikonstruksionit.
Bazuar mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave gjatë periudhës 1 Janar- 1 Mars 2021, në bazë të VKM-ve janë lëvruar 159 248 000 lekë transferta të pakushtëzuara nga Fondet e Programit të Rindërtimit.
Ndërsa në periudhën 1 Mars - 1 Maj 2021 janë lëvruar 1 959 605 081 lekë bazuar mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave, transfertava të pakushtëzuara nga Fondet e Programit të Rindërtimit.
Shifra bie ndjeshëm për periudhën 1 Maj - 1 Korrik 2021, ku bazuar mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave janë lëvruar 541 801 000 lekë nga transfertat e pakushtëzuara të Fondeve të Programit të Rindërtimit.
Nga konstatimet e asaj periudhe fondi i lëvruar nga Programit të Rindërtimit u rrit rreth 12 herë më shumë në krahasim me tre mujorin paraardhës nga Bashkia Durrës.
Sakaq në një nga pikat e rendit të ditës që pritet të kalojnë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës është përfshirë lista e 13-të e familjeve përfituese të granteve të rikonstruksionit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Lista e fundit (e dymbëdhjeta) është miratuar më 20 prill të vitit që lamë pas, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Bashkia Durrës priti plot 10 muaj të tjerë për të dëmshpërblyer 526 familje të tjera përfituese.
“PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË TREMBËDHJETË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN E BANESAVE TË DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019”,– është pika e dhjetë e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak, që do të zhvillohet me mjete të komunikimit elektronik, mesditën e së premtes.
O skipetar! " lëvron" do te thote " punon" kurse "livron" do te thote "dorezon", "çon në destinacion"! E bukura shqipe poshterohet nga analfabetët.
Përgjigju