Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka rezultuar i dehur në timon,. Uniformat blu bëjnë me dije se i moshuari është kapur në flagrancë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. Z. ,70 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt". Pas testimit me aparatin alkool-testues, 70-vjeçari ka rezultuar në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komento