Kronikë

Pranga mjekut reanimator te 'Trauma', mori 20 mijë lekë nga agjenti i infiltruar si pacient! VIDEO kur prangoset në spital! Shoqërohen dy të tjerë

23 Shtator 2022, 15:23| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 20:43

  • Share

Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua në flagrancë nga Policia e Tiranës në ambientet e Spitalit të Traumës. Ka qenë një person i infiltruar, i cili i dha para në shumën e 20 mijë lekëve të reja, që çuan në prangosjen e mjekut të njohur.

Kamerat filmuan momentin kur efektivët shoqërojnë me pranga në duar, mjekun Marku drejt makinës civile të uniformave blu për ta dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Mjeku reanimator u arrestua ndërkohë që ishte në krye të detyrës. Denoncimet e qytetarëve për marrjen e ryshfetit dërguan policinë në spital, në këtë operacion.

Nuk vonoi shumë dhe prokuroria me një njoftim zyrtar njoftoi se mjeku reanimator nuk është i vetmi i arrestuar. Në një operacion të koduar "Skaneri" organi i akuzës në Tiranë që drejtoi hetimet disa javore, tha se u arrestuan edhe një mjeke dhe një infermiere në Spitalin e Traumës.

Sipas hetimeve, të tre merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë - thote prokuroria - për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Ora 18:49
Pas arrestimit të mjekut për ryshfet, reagon Spitali i Traumës: Drejtësia ta çojë hetimin deri në fund, ky rast të mos njollosë bluzat e bardha

1663951763_1482840529bigdsc6889.jpg

Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të këtij spitali për marrje ryshfeti 20.000 lekë, ku inkurajon drejtësinë që ta çojë deri në fund hetimin për mjekun.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit të traumës.

Ora 18:07
U merrnin ryshfet pacientëve te spitali i Traumës, shoqërohet edhe një infermiere dhe një mjeke tjetër

1656832509_trauma.jpg

Një tjetër mjeke dhe një infermiere janë shoqëruar nga Policia, pas operacionit antikorrupsion që u zhvillua sot në spitalin e Traumës.

“Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere; dhe

S. B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni”, thuhet në njoftim.

Ora 16:12
Pranga mjekut për ryfshet te Spitali i Traumës, Burime: Pritet një tjetër arrestim

1663940506_A1.jpg

Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku për ryshfet, Burime për Report Tv bëjnë me dije se pritet një tjetër arrestim.

Ora 16:02
Si u arrestua mjeku te Trauma, e futi ‘në kurth’ agjenti i infiltruar, i ofroi para

 

Për mjekun Fitim Marku kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes.  

Në spital është futur si pacient një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

Ora 15:33
Momenti kur mjekun e arrestohet në spital, me uniform futet në furgonin e policisë

 

Këto janë pamjet nga momenti kur policia ka arrestua rmjekun në Spitalin e Traumës. Ai ka qenë në momentet e punës kur është kapur duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 24/09/2022 12:50

    KAPIN KTA FAKIRAT PËR 2000 LEKË... NUK SHKOJNË KE ATA QË KËRKOJN 5000 € E NUK TË FUSIN NË OPERACION.... PO PSE O KRIMI EKONOMIK MERESH ME FAKIRA

    Përgjigju
  • Iris: 24/09/2022 01:54

    Korrupsioni ne mjekesi ka qene qe ne kohen e Xhaxhit,vetem se atehere ishte me i rralle e kryesisht ishte /ne natyre/.Me demokracine duket qe u rrit dhe //kapari//.Komentet me poshte jane shume interesante,dikush thote qe e meriton arrestimin,dikush ankohet per rrogat e uleta,dikush ankohet per menyren spektakolare se si eshte arrestuar,ndonje tjetri i duket peshk i vogel dhe vetem nje rast i izoluar krahasuar me perhapjen e ketij fenomeni dhe dinosaureve te lakuar.Njerez,mos harroni t'a shtoni veten tuaj ne liste,fillojeni me cikerima si rryshfetet qe keni dhene per nje gjobe ne trafik,per nje dokument ne nje zyre,per nje vaksine,apo test Covidi <<te bere>>,per te mos vazhduar me tej me liste.Te gjithe kemi ndihmuar qe t'ju hapet //oreksi// dhe te gjitheve na vjen inat njekohesisht.S.d.q.eshte koha e iphone-it,mbajini kamerat hapur e gati per cdo rast dhe beni denoncime.

    Përgjigju
  • ???: 24/09/2022 01:10

    Më falni një pyetje kisha. Pse pacientët dhe familjarët pranojnë të japin ryshfet për një shërbim? Ndalojani një herë vetes Iden e të dhënit ryshfet për të marr shërbim. Të gjithë kur niseni për në spital i bëjn lekët gati për doktorin, për infermierët dhe për sanitaret.

    Përgjigju
    • Trump: 24/09/2022 08:57

      Nese nuk u jep, mjeket te lene te vdesesh. Kaq e thjeshte.

  • Rrapi: 23/09/2022 23:42

    Ashtu e dun kto qelbesira se nuk te hullin syt po nuk ja futé ne xhep edhe sanitarja nuk vjen me l'a dhomen pa lek kte e kam nga pervoja ime ne spital ne durres ketyre gjakpiresve duhet me i vu nga dy pâle pranga.komentojn robt per rrogat e ulta te mjekve dhe o burra bjeri ti bijm atij hallexhiut qe eshte tu vdek ne spital

    Përgjigju
  • Matrix: 23/09/2022 20:30

    Ketij te deshtuari superagjent i infiltruar (donny brasco)te shkoj ne shtepi e tu thote prinderve, sapo arrestova nje person qe mund t'Ju zgjas jeten por un nuk ju ve ju para ati te gjatit

    Përgjigju
  • Une: 23/09/2022 20:28

    Mjeku nese do para te shkoj ne privat e te marre para sa te doj. Apo te shkoj ne gjermani se ja tregojne mire punen. Keta plehra ju marrin parate njerezve te varfer dhe perdorin aparaturat e shtetit dhe ilacet e tij. Jane bere te gjithe milionera e nuk duan ta dine per jeten e njerezve. Bejne si kafshe sapo futesh tek dera e spitalit. Hijena te ndyra! Rrogat i kane nga 1 milion ne muaj dhe kushtet jane permisuar shume dhe prape nuk ngopen.

    Përgjigju
  • Pacienti: 23/09/2022 18:56

    Ne te gjithe spitalet e Shqiperine doktoret,infermjeret, marrin para,po nuk ju dhe nuk te shohin me sy,me cfare i kan ba vilat,klinikat,jete luksoze,shkollimin e femijeve,Te enkollogjiku,katastrofe,i kërkojnë vete shumen e parave per operacionin,nuk eshte zgjidhje me burgos dy doktore

    Përgjigju
  • Qomil: 23/09/2022 18:30

    E para gabim total pari ka shkelur betimin qe ka bere. Edhe e dyta por jo me me pak rendesi ky eshte kriminel me shume se kriminelat qe bejne vrasje,sepse kalon neper duar perdite qindra jete njerezish edhe te gjithe i konsideron si burim leku pavaresisht sa rende jane nga ana shendetesore. Ne qofte se nuk I mjafton rroga si na ndodh shume prej nesh eshte i lire ta refuzoj ate pune w te kerkoj dicka tjeter me rroge me te larte. Asnjeri nuk e detyron te ushtroj profesionin. Pse ne popullit normal qe punojme kamarier na del rroga qe paguajme rryshfete per analiza shendetesore??

    Përgjigju
  • Rama: 23/09/2022 18:23

    Dua te dal nje person i vetem dhe te thote ne cfare institucioni shteteror ka mbaruar pune pa paguar rrushfet ? Kete vend e ka mare lumi , ata qe na kane drejtuar per 30 vjet duhen zhdukur pa perjashtim ndryshe ska te ardhme

    Përgjigju
  • Ta Rras Lals: 23/09/2022 18:15

    O komentusa o qorra o debilër ky lloi mjku dihet vrar e ju i dilni në krah. Po më zi tua bëjn se kshu i do mushka drunjt të njom jo të that me një fjal 2 fishin e peshës. Po ky qelbanik mjek pse duhet të mari lek për çfar arsye ? ? ? Si pëlqen Shqipria le të hiki jasht. Ta provoj të vi në Gjermani e ta shikoj sa i vlen lëkura kti zgjebaraku të vi pra të vi. Po e din shum mir që ktej sbëjnë dot dallavere. E ju komentusa e mbroni po imagjinono të smureni ju ishalla jo e kta dhoi doktorësh tju kërkoin jo 20000 mij lek po 1.000000 lek se ashtu e doni ju. Bo mor zot çfar niveli çfar populli. Pak ju bojn.

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 23/09/2022 18:00

    Vetem reneja mungonte aty,o njerez mjeket kane rroga qesharake dhe kush eshte ai rob qe nuk i mer leket nese ti ofrojne!

    Përgjigju
    • Trump: 24/09/2022 09:00

      Ku jeton ti o naiv? Po nuk u dhe para, nuk te prek njeri me dore, te verdallisin sa ketej sa andej, s'punon skaneri, s'punon radiografia. Te detyrojne ata ti japesh leke nga halli te zgjidhesh pune.

  • Piku: 23/09/2022 17:53

    Po ia dhe, shanset jame qe ti marre se nuk u del rroga. Sdi ca te them.

    Përgjigju
  • Arrestimi i El Mayos: 23/09/2022 17:38

    Qesharake tentativa per ti dhene figure Shtetit Policor ne kurriz te figures se mjekut. A thu se kish marre veshkat e pacientit e i kish futur ne xhep qe shoqerohej me pranga nga police me maska. Nami me komplexe miliona$, nami me kulla shumekateshe me bashkpronare plera te politikes majtas e djathtas Nami me tendera, Nami me vrasje! Por ne kemi vendosur te kapim mjekun! Turp

    Përgjigju
  • Alban: 23/09/2022 17:36

    Qesharake ke cuar maskat dhe blindat per nje mjek.Shtet halabalesh dhe Hollivudi ju ka zili.

    Përgjigju
  • [email protected]: 23/09/2022 17:23

    Pse nuk arrestoni keto me kollcentera eshte mbush komuna e parisit ne cdo pallat kan hap nga nje …. Apo merrni lek, sdoni apo sju lejn …

    Përgjigju
  • Beso: 23/09/2022 17:17

    Po ca arrestoni mjek per 20she, ejani ne shkoder qe nuk kryn asnje pune pa lek. Del para lush qorri e ste pret pa lek ndor se i do drejtoresha. Si spital ska korrupsjan tj. Hajdeni ne shkoder e shikoni ca behet

    Përgjigju
  • Arber: 23/09/2022 17:07

    Ore qe ka gabuar padiskutim sepse ka shkelur betimin e hipokratit dhe duhet te ndalohet te ushtroje profesionin.Kurse ky aresti si ktiminel i rrezikshem percese nje shfaqe e peshtire e policise eshte edhe fyerje per inteligjencen.Jo per gje por morali i fabules eshte abuzo shume te behesh deputet ,president ,minister se me pak e peson si ky .

    Përgjigju
  • Goni0: 23/09/2022 17:04

    Duhet te jete vrases me pagese ky mjeku, forcat speciale ne aksion

    Përgjigju
  • Vlor: 23/09/2022 16:34

    Mjeket jan shtesa me e ulet e shoqerise,, edhe ne vlore jan njerez te rendomt alkolista sherrxhinj maskarenj hajduta dhe imoral sugjeroj popullin hallexhinj mos te shkojn ne spitale per vizitohen nga banditat ,,ne spitalin e janines eshte perfekt,

    Përgjigju
  • Pig Feshk: 23/09/2022 16:23

    Ishte Ariu farmacist, i shkon lepri ne dyqon…O Ari ke drog, jooo thot ariu nuk shes drog un. Amon i thot lepri t keqen vllai m gje ca drog se do ta paguj me flori. Ik i thot ariu se nuk kam. Prap t nesermen Lepri o Ari ke drog jo skam, aman se do ta paguj me flori jo thot ariu smerem me drog. Vazhdon avazi per 2 jav rresht. Nji dit i shkon lepri me arm o rak i thot do maresh drog ti apo t t vras arushen me gjith klysh, aman thot ariu mos ma vrit familjen se do t t gjej un drog. T nesermen prap lepri o ari a ke drog??? Ariu i gzum po kam thot…lepri nxjerr armen “ Stop policia shtetit, e disha mer pler qe shisje drrog” i thot.

    Përgjigju
  • Tani: 23/09/2022 16:22

    Bravo lepurushat e policise qe kapen nje kriminel te rezikeshem. Talje me popullin shqiptar. Ketu na vrasin cdo dite, na vjedhin, ne djegjin makina, na perdhunojn edhe ju mereni me nje rusfet 20 mije lek. Cfar talje eshte ky?

    Përgjigju
    • Per tanin: 23/09/2022 18:20

      O tani po ti qenke njeri i rendomt fare uuuu pler fare

    • Tani per popullin: 23/09/2022 17:15

      Ti qenka vrases qe keqash me policin qe te kan len te lire.

    • Populli: 23/09/2022 16:37

      Ik o bajg ai mjeku duhet te bej te pakten 10 vjet burg po ti qe shkruan keto komente qenka maskara..mjeket ne litar zagaret

  • Riku: 23/09/2022 16:18

    Tani do dalin mjeket te protestojne se e kane nga halli qe marrin lek dhe do dali Dritan Preshi qe ta mbroje

    Përgjigju
  • Dritan: 23/09/2022 16:13

    Super aksion, police te maskuar, veshur antiplumb, te armatosur, makina me xhama te zinj, per te arrestuar..... nje mjek per 20 mije lek rryshfet. Vetem shpenzimet e karburantit per kete aksion kane vajtur me shume se rryshfeti, e keputet ne mes krimin

    Përgjigju
    • Populli: 23/09/2022 16:38

      Bravo policia vetem nje gje ben gabim tja kishin futur nje dru te mire ketij mjeku rrugac ne sy te popullit ,,,respekte policia

  • Edmond: 23/09/2022 16:11

    E arrestuat si Armik te Popullit bravo , jeni te papare per Shouuuu Vetem ato policet te dera e benin arrestimin nuk ishte e nevojshme gjithe keta Nacu .

    Përgjigju
  • Astrit: 23/09/2022 16:01

    Vetem nje mjek u kap. Gjynah do kete qene ndonje qe ska pas njofje.

    Përgjigju
  • pacienti: 23/09/2022 15:55

    ca beni keshtu se late nom...aty ngeli gjith e keqja e ketij vendi..te nje mjek... po pse nuk arrestoni ata qe lene ndertimet pa leje 5kate apo e kane doren 20mij euro jo lek... lat nam..ketej ikin mjeket jashte ketej i fusni mrena te kurohen njerezit te veterineret se ska ku shkojne tjeter

    Përgjigju
  • Pacienti: 23/09/2022 15:51

    Kur i do qejfi qeverise e kap kepurin me qerre.

    Përgjigju
    • I semur: 23/09/2022 17:20

      Ja beft zoti hallall cunave, se kto pisa na rrjepen. Shkodra esht bo turpi i pisllekut e korrupsionit

    • Loni: 23/09/2022 16:19

      Nuk e ka fajin ai mjek por sistemi I cili I lejon hapesira tja bej 2 milion leke edhe ta bej me burg deri 10 vjet pa te drejte apelimi edhe e shikoni pastaj I shkon me mendja per leke ketyre apo Jo... Por kan futur drogen bixhozin online njerez te gjalle Jan edhe mjeket Po detyrimet familjare ku shkruan!? Un them ai eshte I pafajshem thjesht ka Ren pre e ketij sistemi asgje me shum!lirim te shpejte or zoteri se leket e Marta do ja kalosh prokurorit edhe gjygjtarit!

  • Sa mire: 23/09/2022 15:46

    Cfare tallje kiri mor te uruar. Maskuar deri ne dhembe e me dyqind police e foristrada pis te zeza….. u kap grupi strukturuar kriminal… e ba ba ba bam neper media nami i zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?