Policia arrestoi një 40-vjeçar i cili drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Elton Muça kishte ndalur makinën në mes të rrugës në fshatin Marikaj, duke penguar qarkullimin pranë Vorës. Sapo efektivët e policisë i janë afruar për të mësuar se çfarë problem kishte, ai nisi t’i ofendojë, t’i shtyjë dhe kërcënojë policët. Në tentativë për tu larguar – thotë zyrtarisht policia – 40-vjeçari goditi dhe automjetin e policisë.
Nga kryerja e testit të drogës rezultoi se ai e drejtonte automjetin nën efektin e drogës. Elton Muça rezulton i dënuar më parë për vjedhje më dhunë dhe Armëmbajtje pa leje, ndërsa gjatë një kontrolli në banesë, policia i gjeti municion luftarak.
"Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. 40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sekuestrohet municion luftarak që 40 vjeçari i posedonte në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.
Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës. Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.
Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Muça, 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.