Foto ilustruese

Kronikë

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

11 Janar, 13:56| Përditesimi: 11 Janar, 13:58

  • Share

Policia arrestoi një 40-vjeçar i cili drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Elton Muça kishte ndalur makinën në mes të rrugës në fshatin Marikaj, duke penguar qarkullimin  pranë Vorës. Sapo efektivët e policisë i janë afruar për të mësuar se çfarë problem kishte, ai nisi t’i ofendojë, t’i shtyjë dhe kërcënojë policët. Në tentativë për tu larguar – thotë zyrtarisht policia – 40-vjeçari goditi dhe automjetin e policisë.

Nga kryerja e testit të drogës rezultoi se ai e drejtonte automjetin nën efektin e drogës. Elton Muça rezulton i dënuar më parë për vjedhje më dhunë dhe Armëmbajtje pa leje, ndërsa gjatë një kontrolli në banesë, policia i gjeti municion luftarak.

"Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. 40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sekuestrohet municion luftarak që 40 vjeçari i posedonte  në banesën e tij. 

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve. 

Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin  automjetit  duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës. Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Muça, 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?