Foto ilustruese

Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

22 Dhjetor 2020, 18:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 18:59

  • Share

Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ne nuk kemi ende një gjykatë fuksionale. Një pritje kjo e lodhshme dhe cfilitëse, i cila po vijon tashmë në kufijtë e absurdes prej disa vitesh.

Edhe me herët Kushtetuesja e Kosovës ka marrë vendime të forta, që kanë rrëzuar vullnete politike të mëdha, ndërkohë, që këtej nga anët tona nuk mbahen mend shumë "heroizma" të këtij lloji, me përjashtim të goditjes së Marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Por pavarësisht historive të ndryshme që kanë hallkat sipërore të gjyqësorit në Tiranë dhe në Prishtinë, të gjithë bien në një mendje se mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një njollë turpi dhe një goditje e rëndë për shtetin tonë të së drejtës. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka një investim të pazakontë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në funksion të plotësimit të vendeve vakante të kësaj gjykate. Është një kontribut, që mendoj se ne duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë, jo thjesht me fjalë dhe përgjërime, por kryesisht me gjeste dhe me akte.

Fjala vjen, ne si forcë politike kemi vendosur që ta përshëndesim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese me dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës, i cili sipas nesh është antikushtetues, pasi bën sikur i hap listat e deputetëve, por në fakt i mban sërish të mbyllura ato.

Ndërsa të tjerët e vendosin vetë raportin që kanë, si me zgjedhjet e lira, ashtu edhe me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën po hiqen sikur u dhemb shpirti.

Por nëse doni të dini se çfarë duan ata tamam, nuk ka nevojë të sillni ndërmend lotët dhe ankimet e tyre të rrejshme gjithë këto vite. Mjafton të kujtoni se çfarë bënë ata më 5 qershor, pas luftërash të vërteta dhe imagjinare, kur firmosën atë marrëveshje të pistë për të ruajtur gjithçka siç është në Shqipëri.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sidrit Golemi: 22/12/2020 20:18

    z. Patozi, si nje nga satelitet e "Saturnit" Berisha, po tenton te beje menjehere politike elektorale nepermjet keqperdorimit te Gjykates se re Kushtetuese me nje ceshtje gjoja antikushtetuese sic eshte ajo e hapjes se listave ne Kodin e ri Zgjedhor. Kjo ceshtje varet drejpersedrejti nga demokracia e brendshme e seciles parti politike dhe nuk eshte asesi nje ceshtje Kushtetuese. Statutet e partive tona politike ne leter jane kopiuar mire si nje perfeksion demokratik e juridik. Kesisoj "Respektimin" e "Demokratizimin" e tyre ne funksionalitetin e perditshem te strukturave partiake nuk mund ta zgjidhi Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese, por PERBALLJA POLITIKE, E PSE JO EDHE JURIDIKE e secilit antar a grup antaresh i partise perkatese, i cili sheh dhe provon neperkembjen e te drejtave te tij a te tyre perballe Statutit te vete partise, si Akti Juridik i depozituar ne Ministrine e Drejtesise e ne Gjykate qe ne formimin si force politike, e me tej ndryshimet qe mund te kete pesuar ne kohe. Ky eshte Dokumenti sublim i ekzistences dhe funksionimit te vete partise. ------------ Kodi ri Zgjedhor është votuar, ne daten 5 tetor 2020, me 97 vota pro, nga 84 vota që nevojiteshin për ta miratuar atë. 15 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa 5 kanë abstenuar. ------ Referuar konfigurimit politik, debateve, e te gjitha procedurave ne Parlament, si eshte e mundur qe z. Patozi del sot pas 78 ditesh dhe flet me gjuhen e dyshes Meta-Berisha per "... dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës ....."? ----- Ai ben sikur nuk e ka lexuar e kuptuar sa e si duhet Opinionin e Komisionit te Venecias te dates 2 dhjetor 2020.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?