Futbollisti i Portos Francisco Conceicao

Në pritje të Koopmeiners dhe Gonzales, Juventus hidhet në sulm për Conceicao! Porto i vendos kushte

15 Gusht, 16:23| Përditesimi: 15 Gusht, 16:26

  • Share

Juventusi në pritje të mesfushorin Teun Koopmeiners po lëviz në disa destinacione përsa i përket sulmuesve të krahut. Përveç Nico Gonzales i cili ka mbetur në vendnumëro, duke qenë se Chiesa nuk llogaritet më, ‘zonja e vjetër’ po negocion me Porton për Francisco Conceincao, pasi ka në llogari të afrojë dy lojtarë krahu.

Deri më tani italianët kanë ofruar 5 milionë euro për huazim dhe 20 milionë të tjera në rast blerje plus 5 të tjera në formë bonusesh, ndërsa Porto në vështirësi ekonomike nuk heq dorë nga klauzola e detyrimit të blerjes. Për me tepër që kërkon një paketë të plotë prej 30 milionë eurosh. Edhe në këtë drejtim negociatat mes palëve janë duke vijuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?