Të premten e 12 shtatorit, një ditë pasi u shpall kabineti i ri qeveritar, presidenti Bajram Begaj mandatoi kryeministrin Edi Rama për formimin e qeverisë së re. Burime nga kryeministria për gazetaren Raziela Myslimaj bëjnë me dije se të premten, gjatë vizitës në presidencë, Rama dorëzoi edhe emrat e ministrave.
Pritet që presidenti të shpallë një dekret emër për emër për secilin ministër. Sa i përket ministres së Inteligjencës Artificiale, burimet thonë se emri i Diellës është vetëm në dekretin e Ramës, që përveçse u emërua kryeministër, iu dha edhe përgjegjësia për "ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale".
Nuk dihet ende nëse do të ketë një dekret tjetër vetëm me emrin e Diellës apo do të jetë pjesë në dekretin e Ramës.
QEVERIA RAMA 4
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)
Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (
Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit) Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (
Rikonfirmohet në detyrë) Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)
Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin (Zëvendëson Taulant Ballën)
Lajm në përditësim...
Xh.D/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?
-
Shumë
33.2%
-
Pak
24.8%
-
Aspak
42.1%
Vota total: 202