Në pritje të rivendosjes apo jo të fashës 800 kWh, nga Fierza s’ka lajme të mira! Bie niveli i ujit, poshtë mesatares historike

3 Nëntor 2022, 09:51| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 10:03

  • Share

Në një kohë kur ende pritet një vendim nga qeveria brenda datës 10 nëse do të aplikohet apo jo fasha 800 kWh në muaj, situata në kaskadën e Drinit nuk paraqitet e mirë. Liqeni i Fierzës, po shkon sërish drejt kuotave minimale, kjo për shkak të mungesës së reshjeve por edhe vënies në punë me kapacitet të reduktuara të hidrocentralit të Fierzës.

Niveli i Fierzës është 268 metra duke mbetur kështu poshtë mesatares historike për këtë muaj që sipas të dhënave zyrtare është 273.5 metra. Pas një përmirësimi të lehtë disa javë më parë tashmë kaskada e Drinit ka “avulluar” pasi prej saj është prodhuar thuajse çdo ditë energji në bazë të nevojave dhe mundësive që ka pasur KESH për të alternuar sigurimin e energjisë në tregun e lirë.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, informoi se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar rënie, ndërsa prodhimi është mbi 14 mijë Megavat në orë. Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë, në total janë në nivelin 90 m3/s.

Prurjet natyrore në HEC Fierzë 50 m3/s, HEC Koman 30 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 10 m3/s. KESH njoftoi se, niveli në liqenin e HEC-it të Fierzës është 268.05 mmnd, në HEC-in e Komanit 171.62 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 73.34 mmnd.

“Prodhimi ditor në të tre HEC-et është 14 243 Mega vat në orë. Rezerva energjetike është 448 Giga vat në orë”, njoftoi KESH.

Qeveria ende nuk ka një vendim nëse në nëntor do të nisë apo jo faturimi i energjisë me çmim më të shtrenjtë për ato familje që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat për orë në muaj.

Nëse do të vendoset çmimi i ri familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të paguanin 42 lekë kilovatin. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kw do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xjdj: 03/11/2022 10:27

    Kur niveli rritej nuk benit ze fare vemje komuniste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?