Foto ilustruese

Bota

Në pritje të uraganit Elsa, Kuba në alarm, evakuohen 180 mijë persona

5 Korrik 2021, 16:02| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 16:03

  • Share

Kuba ka evakuuar 180,000 njerëz nga frika se stuhia tropikale Elsa mund të shkaktojë përmbytje të mëdha pasi goditi disa ishuj të Karaibeve, duke vrarë të paktën tre persona.

Shumica e të evakuuarve u strehuan te të afërmit, ndërsa rreth 23,000 njerëz u në strukturat qeveritare. Stuhia pritet të godasë edhe në Florida, ku Guvernatori Ron DeSantis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 15 qarqe.

Qarku Miami-Dade është gjithashtu nën vëzhgim, ku një rrokaqiell u shemb javën e kaluar.

Stuhia Tropikale Elsa karakterizohet nga erëra që mund të arrijnë 95 kilometra në orë. Sipas ekspertëve, uragani pritet të dobësohet gradualisht ndërsa lëviz drejt Kubës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?