Në pritje të vaksinës kundër COVID-it/ BE rezervon 300 mln doza për 27 vendet e unionit

1 Gusht 2020, 12:44| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 13:26

  • Share

Komisioni Europian njoftoi se kishte rezervuar në emër të 27 shteteve anëtare 300 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, në përgatitje nga laboratori francez Sanofi. “Ekzekutivi europian vazhdon përveç të tjerave diskutimet intensive me prodhuesit e tjerë të vaksinave”, theksoi Komisioni Europian në një komunikatë. Sipas Brukselit, kontrata e parashikuar me Sanofin do të ofronte një mundësi për të gjitha vendet anëtare për të blerë vaksinën.

Diskutimet mes Komisionit Europian dhe laboratorit kanë bërë të mundur krijimin e një kornize për blerjen e 300 milionë dozave, nëse zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive. “Megjithëse nuk e dimë sot se cila vaksinë do të jetë më e efektshme në fund, Europa po investon në një portofol të larmishëm të vaksinave premtuese, bazuar në lloje të ndryshme të teknologjive.

Kjo rrit shanset tona për të marrë një kurë të shpejtë dhe efektive kundër virusit”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Disa orë para njoftimit europian, Sanofi dhe laboratori britanik GSK kanë njoftuar se do të merrnin deri në 2,1 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimin e vaksinës së tyre të mundshme antiCOVID-19, pasi u zgjodhën për të shpërndarë 100 milionë doza për amerikanët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?