Sot duke nisur nga ora 14:00 nis mbledhja e radhës e Komisionit të Etikës për hetimin e ndeshjes Bylis-Tirana e dyshuar si e trukuar. I gjithë opinioni sportiv është në pritje të një vendimi për atë ndeshje që shkaktoi shumë polemika.
Pasi ka pyetur të dyja ekipet Komisioni i Etikës në mbledhjen e sotme do të ketë në tryeze të plota raportet dhe çdo detaj për atë takim. Dëshmitë e protagonistëve por edhe një dëshmi shtesë me shkrim që duhet të sjellë Presidenti i Tiranës Refik Halili. Dje kreu i FSHF Duka tha se po bashkëpunohet edhe me UEFA-n dhe juristë vendas e të huaj për të krijuar një dosje të plotë me të dhëna dhe fakte.
Report Tv dhe Shqiptarja.con kontaktuan me kryetarin e Komisionit të Etikës Fatmir Braka për të mësuar se në ç'pikë është hetimi dhe kur do të merret ndonjë vendim por ai tha shkurtimisht se është një çështje në hetim dhe nuk mund të japë detaje.
Ashtu edhe si në raste të tilla të ngjashme nuk është e lehtë të vërtetohen akuzat për trukim por nëse në këtë ndeshje ka pasur fiksim rezultati është paralajmëruar se dënimi do jetë shembullor./ Përgatiti Andi Kapxhiu
Ngeli etika te federata ,
Përgjigju