Ndërkohë që pritet zyrtarizimi nga klubi i Milanit, kreu i FSHF-së Armand Duka ka uruar zyrtarisht drejtorin shqiptar Igli Tare për detyrën e re. Në rrjetet sociale ai shkruan:
“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme.
Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.
Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare.
Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën.”
Lajmi kryesor:
Igli Tare ka firmosur me Milanin, pritet vetëm zyrtarizimi! Duka e uron: Do i rikthesh lavdinë klubit legjendar
Ne.k./ReportTv.al