Daniele Rugani

Sport

Në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani dënohet me gjashtë muaj burg dhe 2 mijë euro gjobë

14 Shkurt, 16:00| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:01

  • Share

Mbrojtësi në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani është shpallur fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Torino, si dhe i është dhënë një denim gjashtë mujor me kusht dhe i është hequr patenta.

Mbrojtësi Italian që luan si i huazuar te Ajax do të detyrohet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh për autoritetet në Torino. Incidenti ndodhi më 21 korrik 2023 kur Rugani u përfshi në një aksident automobilistik me Maseratin e tij pak jashtë qytetit.

Kur iu nënshtrua një testi standard të alkoolit, rezultati ishte 1,56 gram për litër, tre herë mbi kufirin ligjor prej 0,5 g/l. Fillimisht ai u përpoq që dënimi t'i zbutej në shërbim në komunitet, por gjyqtari e hodhi poshtë në Apel.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?