Ekipet e shpëtimit duke kërkuar nën rrënoja

Bota

Në punë 4 ditë e 4 netë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë me shpresë kërkimin për nxjerrin gjallë të 150 personave nga rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami, të paktën 9 viktima

27 Qershor 2021, 15:49| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 20:18

  • Share

Katër ditë e katër netë kanë kaluar nga momenti kur ndërtesa 12-katëshe në Miami u shemb, duke vrarë të paktën 9 persona e duke lënë të bllokuar nën rrënoja 150 të tjerë.

Kaos, frikë dhe një shpresë që nuk vdes kurrë ka “pushtuar” qytetarët e zonës, të cilët me padurim dhe ankth presin që nga rrënojat të nxirren të dashurit e tyre, që prej 3 ditësh qëndrojnë të izoluar.

Ekipet e shpëtimit nuk kanë ndalur për asnjë minutë punën e palodhur dhe siç u shpreh edhe kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava prioriteti i vetëm është shpëtimi i sa më shumë jetë njerëzish.

“Prioriteti ynë kryesor është të vazhdojmë kërkimin dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore”, shprehet kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava.

Ndihmën e tij për ngjarjen tragjike dhe pasojat që la pas, ka ofruar edhe presidentin amerikan Joe Biden.

“Zemra ime është me komunitetin e Surfside, teksa ata po vuajnë dhimbjen e të dashurve të tyre dhe presin me padurim të vazhdojë procesi i kërkim-vazhdimit.  Dje bisedova me guvernatorin DeSantis për t’i bërë të ditur se ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë sipas nevojës.”, shkruan presidenti në rrjetin e tij social Instagram.

Shkaqet e shembjes së ndërtesës e cila u rrënua 4 ditë më parë ende janë të paqartë, por hetimet ende po vazhdojnë.

Megjithatë mendohet se një shkak i mundshëm mund të jetë se ditët e fundit po punohen ë çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur pajisje të rënda.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?