VIP & Spektakël

Në qiellin e shtatë! Princ Harry super i lumtur, tregon detaje për vogëlushin

7 Maj 2019, 11:23| Përditesimi: 7 Maj 2019, 11:28

  • Share

Dje ka ardhur në jetë trashëgimtari i pallatit mbretëror në Britani. Princ Harry dhe dukesha Meghan u bënë prindër të një djali. Menjëherë pas lindjes Harry ka dhënë një deklaratë për mediat ku u tregua ekstremisht i lumtur dhe krenar për gruan e tij.

Ndër të tjera princi ka treguar se ende nuk kanë një emër për vogëlushin dhe se së shpesjti do të dalin fotot familjare me më të voglin e mbretërisë.

“Nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Kjo ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme që mund të imagjinoja. Ajo çfarë bën çdo grua është e pakrahasueshme. Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për dashurinë dhe suportin që kemi marrë nga të gjithë. Ka qenë e mrekullueshme”, u shpreh Harry.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?