Në Verona të Italisë është shfaqur një ylber i përmbysur pas shiut.
Fenomeni i çuditshëm ka ndodhur dje në disa zona të Veronës, afër liqenit të Gardës.
Sipas “Corriere”, ky është një ylber ‘periferik’, krahasuar me ato normalë, pasi formohet nga kristale të vogla akulli dhe jo nga pikat që rrinë pezull.
"Ato janë fenomene shumë të rralla. Formimi i tyre kërkon kushte atmosferike që pothuajse kurrë nuk ndodhin në gjerësi. Zakonisht ato kanë ngjyra shumë të forta dhe janë tipike për zonat polare. Fakti që ato shfaqen lart, shumë afër diellit, e bën të vështirë identifikimin e tyre”, thotë Nicola Bertolotto, pronare e faqes së informacionit social 'Meteo Caprino', shumë e njohur në Verona dhe rrethina.
Ylberi në formë buzëqeshje është tregues i një ndryshimi meteorologjik, nga temperaturat e mëngjesit duke u ulur pas një fundjave shumë të nxehtë me temperaturë prej 25 gradësh.
Megjithatë, shiu ka prekur vetëm një pjesë të rajonit të Venetos, veçanërisht zonat perëndimore dhe jugore dhe nuk priten reshje të bollshme.