Kronikë

Në QSUT sistemi ultramodern i laboratorëve të analizave, Rama-Manastirliu: Do të shtrihet në të gjithë vendin, rritet me mbi 50% gama e analizave

15 Qershor 2021, 13:24| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 14:21

  • Share

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është instaluar një teknologji e re me sistem ultramodern të laboratorëve të analizave. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar QSUT-në sot.

“Në QSUT ka filluar edhe implementimi i projektit të Partneritetit Publik Privat për laboratorët. Janë planifikuar 18 spitale në të gjithë vendin të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht janë 5 spitale në Tiranë në të cilët ka filluar zbatimi i këtij partneriteti, duke ofruar një gamë të gjerë të analizave si dhe spitalin e Fierit dhe Beratit, duke rritur me mbi 50% edhe në spitalet rajonale llojshmërinë e testeve dhe analizave laboratorike që kryhen në spitalet tona. Krijojmë kështu mundësinë të diagnostikimit dhe të ndjekjes më të mirë të pacientëve”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se standardi do të jetë i njëjtë në të gjithë laboratorët e rinj, Manastirliu theksoi se po përdoret për herë të parë sistemi i kompjuterizuar i të gjithë analizave.

“Për herë të parë vendosim një sistem të kompjuterizuar të gjithë analizave dhe përfshirja e këtij sistemi, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë spitalet që janë përfshirë në këtë partneritet, krijon më shumë lehtësi për të çertifikuar analizat. Tashmë pacientët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në QSUT, se QSUT i ka analizat më cilësore.  I gjithë standardi është i njëjtë. Jemi duke çertifikuar laboratorët sipas standardeve ndërkombëtare. Dhe garantojmë më shumë siguri edhe për diagnostikën edhe të ndjekjes të pacientëve”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit me Kryeministrin Edi Rama, Manastirliu tha se në laboratorin e ri të QSUT do të rritet gama e analizave, duke theksuar se sfida e radhës për ekipin mjekësor është të shkojë në një nivel më të lartë edhe në kërkimin shkencor.

“Tashmë janë 164 analiza që realizohen dhe ndërkohë ka mundësi që të shtojmë gamën e analizave çdo vit. Tani sfida e radhës është si të shkojmë në një nivel më të lartë, sepse këto aparatura kërkojnë që edhe stafi të jetë shumë mirë i trajnuar, ndërkohë që të vijmë me atë që ne kemi pikë të dobët që është kërkimi shkencor, sepse spitalet universitare dhe sidmos dhe këto lloje laboratorësh kërkojnë të ngrihen në një nivel të ri”, nënvizoi Manastirliu.

Në 18 spitale publike do të investohen për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët. Aktualisht ky partneritet është shtrirë në 7 spitale publike, duke filluar nga QSUT dhe 4 spitalet e tjera universitare të Tiranës si dhe në spitalin Rajonal të Fierit dhe Beratit, për të vijuar më pas, sipas kalendarit, me shtrirjen në të gjithë spitalet rajonale dhe në dy spitale bashkiake brenda këtij viti. Përmes këtij partneriteti, parashikohet një shtim i volumit të analizave me standard dhe siguri e lartë në rrjetin e ri të laboratorëve publikë në vend.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laborante ne Italy: 15/06/2021 14:04

    Bravo.Laborator ultra modern.Se behej edhe ne QSUT ky laborator,nuk e imagjinoja.Bravo 1000 here.

    Përgjigju
  • Nori: 15/06/2021 13:47

    Ky sistemi me koncension o mjeshter? Qe merr parate tona te sigurimeve shendetesore? Ashtu si koncensionet e tipit check up? Akoma se ka plotesuar 1 miliard eurshin Beqja? Dhe sa koncensione u duhen , gati jemi. Per ju i kena leket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?