Foto ilustruese

Në Romë njihej si ‘kapo’, kush është 35 vjeçari shqiptar që konsiderohej maja e piramidës së mafias ballkanike! Antimafia italiane i bën jehonë arrestimit të tij

28 Nëntor 2022, 13:15| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 13:21

  • Share

Në kryeqytetin italian, ai njihej si “Kapo”. Kështu identifikohej 35 vjeçari, Artur Ndreka në Romë, arrestimi i të cilit bëri bujë në mediat italiane. 35 vjeçari është emri i ri me peshë në botën e krimit shqiptar në kryeqytetin italian ku kishte zëvendësuar tashmë bosët e krimit, Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi. Ndreka u ngjit shpejtë në hierarkinë e krimit, teksa sipas mediave italiane, ai njihej edhe si ‘oficer i lartë i krimit’.

Por mbretërimi i tij zgjati deri të hënën e kaluar, kur u arrestua nga Guardia Di Finanzia pas hetimeve ndaj tij për trafik ndërkombëtar droge. Tashmë, Ndreka ndodhet i burgosur së basku me vëllain e tij dhe krahun e tij të djathtë të njohur si “Marku”.

Veprimtaria e tij kriminale ishte e shtrirë në jug të Romës. Acilia dhe Vitinia ishin zonat ku shpërndaheshin lëndët narkotike nga grupi kriminal i Ndrekës. Ai shiste drogë si të ishte në një treg normal. Sipas mediave të huajua. Tre bosët shqiptarë të cilët tashmë janë të arrestuar, bënë që Ndreka të ngjitej me shpejtësi në majën e piramidës së mafias ballkanike. Ai konsiderohej si ‘bosi’ dhe figura e tij ishte e padiskutueshme.

Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s në Piazzale Clodio, janë zbuluar qartë veprimet kriminal të shqiptarit në Romë . Kontrolli mbi territorin, shitja e drogës, hierarkia e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë, që i dhanë forcë dhe prestigj brenda botës së krimit, deri në kontrollin total të strukturës së ndërtuar nga kriminelët shqiptarë.

Vetë ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, komplimentoi policinë më 21 nëntor me anë të një njoftimi në Twitter: “Operacioni Gdf, sheshi i trafikut të drogës në Romë është mposhtur. Lufta kundër drogës është thelbësore për të luftuar përhapjen e krimit dhe paligjshmërisë”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?