Sociale

Roskovec, degët e pemëve të thara e barishtet kthehen në pleh organik! Bufi: Synojmë edhe përpunimin e mbetjeve inerte

7 Shtator, 17:11| Përditesimi: 7 Shtator, 20:13

  • Share

Degët e pemëve që grumbullohen çdo ditë, përpunohen në këtë fabrikë, ku prodhohet plehu organik.

Me mbështetjen financiare të GIZ, Bashkia e Roskovecit ka hapur prej dy vitesh pikën e kompostimit të mbetjeve organike dhe kartonave, që sot konsiderohet model për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve.

Pergjegjesja e sektorit të kompostimit shpjegon për Report TV proceset e punes.

“Ne mbledhim mbetjet bimore në të gjitha fshatrat e bashkisë Roskovec. Kartoni shtypet dhe shitet tek operatorët, ndërsa mbetjet bimore përpunohen në kavaleta, vaditen, mbulohen dhe pas rreth 6 muajsh prodhojmë pleh organik",- shprehet Miranda Çepelaj, përgjegjëse e sektorit të kompostimit/

Në bazë të një kontrate qe bashkia ka me operatorë privatë, kartoni pasi shtypet dhe del ne treg. Gjate vitit 2024 u shitën 27 ton, me vlere 103 mije lek. Këto të ardhura shkojnë për mirëmbajtjen e pikës së kompostimit.

Ndersa mbetjet bimore, nga bari i thate tek degët e ullinjve shndërrohen në pleh organik, i cili përdoret për mbjelljen e luleve ne qytet.

“Ne mbledhim barin, gjethet, degët, çdo lloj mbetjeje bimore. Pas procesit të vaditjes dhe mbulimit, pas gjashtë muajsh prodhojmë pleh organik",- tha Çepelaj. 

Në fshatin Kuman ndodhet sera e bashkisë, ku çdo vit prodhohen mbi 10 mijë fidanë lulesh.

“Prej tre vitesh nuk shpenzojmë më për blerjen e luleve për lulishtet dhe institucionet arsimore. I prodhojmë vetë këtu, në serën tonë, duke përdorur plehun organik që del nga fabrika e kompostimit",- Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec.

Pas suksesit me mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve bimore dhe kartonave, Roskoveci ka nisur një tjetër nismë: Ndarja e mbetjeve në burim. Aktualisht janë shpërndarë 1,300 kosha në familjet me banesa përdhese.

“Synojmë të shkojmë edhe më tej, duke nisur grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve inerte, por edhe ndarjen e qelqit e plastikës. Kemi një sfidë përpara, por besojmë se kjo është e ardhmja e menaxhimit të mbetjeve",- tha më tej kryebashkiakja.

Një fabrikë e ngjashme funksionon edhe në Bashkinë Cërrik, ku mbetjet e gjelbra kthehen në pleh organik për përdorim bujqësor.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/09/2025 02:12

    Ju lumshin duart e suksese te metejshme! Keshtu duhet te veproje cdo bashki.Sot fshataret i bien shkurt,ne vend te kompostojne mbetjet bimore,i kepusin nje shkrepese dhe /e zgjidhin/ situaten me rezultate /te shkelqyera/ duke djegur toka,pyje,drufrutore,shtepi e ndonjehere dhe duke marre jete kafshesh e njerezish! Mire do te ishte qe bashkia kompostimit organik t'i shtonte dhe levozhga veze e mbetje kafeje qe mund t'i gjeje me shumice ne cdo bakery e cdo kafene ne zonen qe mbulon,si dhe mbetje frutash e perimesh qe mund t'i gjejne ne cdo treg fermeresh e supermarketesh dhe do te ishte mire qe te mos t'a perdornin ate plehun organik vetem per lule,por dhe per fruta e perime duke e zgjeruar seren e bashkise e pse jo dhe te eksportojne, qe t'ju tregojne fermereve te gjithe Shqiperise se si prodhohet,shitet e fitohet pa hile e pa pesticide.

    Përgjigju
  • bledi: 07/09/2025 19:55

    BRAVO,,,, RICIKLIMI ESHTE SHPETIMI I SHQIPERISE......,,,,PO ASHTU DHE INCENERATORET.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?