Statistikat e nxjerra nga Urdhri i Mjekut për 2016-ën tregojnë se 145 mjekë kanë tërhequr certifikatën që dëshmon sjelljen e mirë në punë, çka nënkupton edhe aplikimin e tyre për t’u larguar nga vendi.
Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekut tregon se përpjekjet për një jetësë më të mirë, pagat e ulëta, kushtet e punës, kriza e besimit mes mjekëve dhe pacientëve janë shkaqet kryesore të këtyre largimeve.
"Ndonjëherë thjesht për një jetesë më të mirë, pastja thonë janë pagat e ulëta. Dhe shpresojnë që atje ku të shkojnë të marrin një vlerësim më të mirë material dhe moral. Mjekët tanë dhe të gjithë bluzat e bardha vuajnë krizën e besimit midis tyre dhe publikut dhe kështu me radhë", u shpreh Brahimaj.
Sipas Brahimajt largimet e mjekëve ka sjellë mungesën e specialistëve veçanërisht nëpër spitalet e rretheve dhe mbingarkesën e punës për mjekët e mbetur. E kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit.
Brahimaj evidenton edhe rritjen e moshës tek mjekët në pamundësi për t’i zëvendësuar largimet e mjekëve me studentët e sapodiplomuar.
"Nëse thellohet akoma më shumë, mund të çojë në mbyllje të shërbimeve apo institucioneve. Siç ka ndodhur në Burrel ku si pasojë e mungesës së gjinekologut, nuk funksionon materniteti i këtij qyteti. Mjekët mbushin moshën e pensionit dhe për nevoja të shërbimit, nevoja ekonomike të tyre vijojnë të qëndrojnë akoma në punë", tha më tej Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekut.
Në 3 vitet e fundit kanë kërkuar largimin 397 mjekë, që tregon për tendencën në rritje të largimeve dhe vështirësitë e shërbimit shëndetësor për t’I mbuluar këto mungesa.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com