Foto vaksinash

Kronikë

Në shenjë solidariteti, Bullgaria dhe Greqia ndihmojnë vendet fqinje në ‘luftën’ me pandeminë, i dhurojnë edhe Shqipërisë doza vaksinash kundër COVID-19

3 Qershor 2021, 12:21| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 13:14

  • Share

Bullgaria do të dhurojë 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria. 

Lajmin e ka bërë me dije, ministri i Shëndetësisë Stoycho Katsarov, i cili u shpreh se Bullgaria ka siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar popullsinë e vetë dhe se do të ndihmojë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën.

“Ne duam të mundësojmë 150 mijë doza vaksinash kundër COVID019 për Ballkanin Perëndimor. Nevojat tona janë të mbuluara, nuk ka asnjë rrezik që një qytetar bullgar të mbetet pa u vaksinuar”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Katsarov tha se është në pritje të miratimin nga Komisioni Evropian, lidhur me këtë donacion.

Pavarësisht se Bulgaria ka normat më të ulëta të inokulimit dhe fushatën më të ngadaltë të vaksinimit në Bashkimin Evropian, vendi ka siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë.

Ora 13:05
Pas Bullgarisë, Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë doza vaksinash kundër COVID-19

Greqia do të dhurojë 40 mijë doza vaksinash kundër COVID-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije, zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni, i cili saktësoi se 20 mijë doza do t’i dhurohen Shqipërisë dhe 20 mijë Maqedonisë së Veriut.

"Greqia, pas një konsultimi me Komisionin Evropian, do të ofrojë 20 mijë doza vaksinash për Shqipërinë dhe 20 mijë për Maqedoninë e Veriut”, tha Peloni.

Zëdhënësja e qeverisë, nuk specifikoi se kur do të bëhen dërgesat e vaksinave, duke shtuar se më parë duhet të konsultohen me Komisionin Evropian.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?