Drejtori të reja dhe emra të rinj në Policinë e Shtetit vijnë në fillim të shkurtit. Puna për kombinimin e strukturave të reja dhe atyre të riorganizuara ka nisur prej kohësh, ndërsa një grup ekspertësh do t’i japë dorën finale. Peshën kryesore të këtyre ndryshimeve pritet ta ketë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, më pas ato në qarqe. Por rëndësi do t’i jepet më shumë antikrimit kibernetik, atij ekonomik dhe policisë kriminale. Një sektor i veçantë do jetë ai që do hetojë ngjarjet që kanë lidhje me njëra-tjetrën, në më shumë se një qark.
Nisur nga zhvillimet e fundit të sulmit kibernetik të sistemeve të Policisë së Shtetit nga hakerat e Iranit, përveç parave që janë alokuar tashmë dhe parashikuar në buxhetin e vitit 2023, plani është i qartë për të mbrojtur sistemet TIMS, MEMEX, ADAMS, etj, që përdor Policia e Shtetit. Një departament i ri IT do të kujdeset në avancë për to. Publiku dhe media do të kenë një drejtori të vetme, strukturë kjo që u ngrit në këto përmasa në 1998-ën por që u copëzua më vonë.
Ndryshime të tilla detyrojnë Policinë e Shtetit edhe për emërime dhe lëvizje të tjera brenda strukturës. Grupi i punës po analizon të gjithë emrat që më vonë do të propozohen për të marrë drejtimin e drejtorive dhe departamenteve të reja që do të krijohen.
Një tjetër propozim që është hedhur ka qenë ai i ristrukturimit të komisariateve, për lehtësi në menaxhim. Ai i Kavajës pjesë e Drejtorisë së Tiranës t’i kaloj Durrësit dhe i Fushë Krujës t’i kaloj Tiranës. Këto ndryshime nuk dihet nëse do të bëhen duke pasur parasysh se janë lëvizje në qarqe të ndryshme.
Dështimi i radhës! Të njëjtit dështakë ristrukturojnë skema të dështuara më parë!
PërgjigjuGjithshka e re fringo vecse "kuadri" na ka ngel ne 80ten.
PërgjigjuPolicia duhet te kaloje ne veting
PërgjigjuPo çfarë veting leshi? Nuk e pe çfarë u bëri testi i drogës? Askush nuk po flet më për të. Në Vlorë e ndaluan sepse do shkrihej 80% e komisariatit.