Drejt Punës

Në Shqipëri 70% e të rinjve me Arsim të Lartë të papunë! Qytetarët: Zgjidhja, orientimi drejt degëve profesionale

6 Janar 2022, 09:13| Përditesimi: 6 Janar 2022, 09:17

  • Share

Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të punës raportojnë shifra të larta të të rinjve me arsim të lartë në vendin tonë që janë të papunë, e që shkon në rreth 70 %.  Këto shifra janë nga më të lartat në rajon, ku numri i të të rinjve me arsim të lartë që janë pa papunë arrin në 20 %.

Ina Jaçe 29 vjeç, me profesion infermiere tregon se para se të punësohet ka hasur vështirësi dhe se3 vite me radhë ka punuar vullnetarisht.

“Nuk do të thotë që unë kur kthej kohën mbrapa them nuk kam pasur sfida ,nuk kam pasur momente ku do thosha do e lë , s’do të vazhdoj më. Në qoftë se e doni një profesion,ose e doni atë që doni duhet të punoni fort dhe zakonisht në fillim duhet të sakrifikojmë apo jo për të arritur aty ku duhet.”

Ina Jaçe që aktualisht është zv. President e shoqatës së infermierëve thotë se zgjedhja e degës universitare duhet të jetë e orientuar nga ajo çfarë kërkon tregu i punës.

“Thirrja ime për të rinjtë është ta studiojnë më mirë tregun e punës në mënyrë që të shohin ku ka hapësira dhe të shohin ku kanë ata mundësi që të futen dhe të punojnë fortë”, shprehet ajo.

Ndërsa qytetarë të ndryshëm shprehen se ekziston një hendek mes të arsimuarve dhe tregut të punës. Sipas tyre të rinjtë duhet të orientohen drejt degëve profesionale. Një qytetar shprehet se ata duhet të orientohen drejt degëve profesionale.

"Në qoftë se nuk arrijnë në profesionet e tyre punë ka ndërtimi sa të duash, të punojnë në ndërtim. Djem të rinj e vajza të reja janë. Duan rehatllëkun ky është sekreti", shprehet një tjetër. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhixhi: 06/01/2022 10:32

    Eshte e vertete jane dembela. Ka call centera me kushte shume te mire dhe me pagesa shume te larta. Por te gjithe duan pune ne shtet. Injoranca e ka shtyre miletin qe te zgjedhi dege per te cilat nuk ka nevoje tregu. Ketu eshte edhe faji i universiteteve qe nuk jane te koordinuar me tregun e punes. Shteti te investoje me shume per kurse profesionale falas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?