Kronikë

Në Shqipëri shëndetësi me teknologji modeste e mungesë aparaturash, hartuesit e Kodit të ri Penal i frikësohen klonimit të njeriut: 5-12 vite burg

4 Gusht, 14:18| Përditesimi: 4 Gusht, 15:31

  • Share

Mjekësia shqiptare ende nuk ka kushtet teknologjike bazike dhe në spitale mungojnë shpesh edhe aparatura jetëshpëtuese, por në draftin e Kodit të ri Penal fantazia kalon deri te rreziku që na kanoset nga klonimi.

Hartuesit e draftit, të prezantuar pak ditë më parë kanë parashikuar që Kodi i Ri penal të përmbajë dënimin edhe për ata që klonojnë njerëz në Shqipëri.  Konkretisht, neni 790 i dokumentit paraprak, parashikon deri në 12 vite burg për ata që krijojnë qenie identike njerëzore.

"Zbatimi i praktikave eugjenike me qëllim krijimin tërësisht apo pjesërisht, të humanëve të dallueshëm nga grupet natyrale kombëtare, etnike, racore ose fetare, që synojnë organizimin e përzgjedhjes së personave, apo krijimi i qenieve njerëzore identike me anë të klonimit ose procedurave të tjera që synojnë përzgjedhjen e racës, ose lindjen e një fëmije gjenetikisht identik me një tjetër person të gjallë ose të vdekur, dënohet me burgim nga pesë deri në dymbëdhjetë vjet",  thuhet në nenin e propozuar. 

Ky nen duket në kufijtë e fantazisë për realitetin shqiptar, në kushtet kur mjekësia në vend ende mbetet sfidë për shërbimet bazë të saj.

Kodi i ri penal në draft ka të parashikuar edhe dënime për vepra të tjera si manipulimi i gjeneve njerëzore, që dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet apo fekondimi i vezëve të njeriut për qëllime të tjera të ndryshme nga ai i riprodhimit njerëzor, për të cilën kodi i ri parashikon dënim nga tre deri në tetë vjet burg.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?