Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

Punësimi/ Rama poston njoftimin e BB dhe sfidon 'helmnxjerrësit' : Të jetë jashtë realitetit?

4 Tetor 2018, 10:44| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 10:54

  • Share

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një statusi të shpërndarë në Twitter poston njoftimin e Bankës Botërore për raportin e ekonomisë në rajon, ku shkruhet qartë se në Shqipëri është rritur punësimi falë rritjes ekonomike.

I pari i qeverisë ka një pyetje për të gjithë kritikët që i quan helmënxjerrës real dhe digjitalë, të cilëve iu kërkon të sqarojnë nëse edhe Banka Botërore është jashtë realitietit me raportin që nxjerr.

Banka Botërore në njoftimin e saj mbi raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike! (Kjo ngre pyetjen për t gjithë helmnxjerrësit realë e digjitalë: Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?)

Edi Rama

Postimi i kryeministrit në Twitter

Në raportin e BB-së theksohet se rritja ekonomike në Shqipëri parashikohet të jetë 4% këtë vit gjë e cila do sjellë më shumë vende pune.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?