Kufizimi i përdorimit masiv të euros për pagesa brenda vendit, sjell pasoja pozitive për ekonominë dhe familjet shqiptare, pasi ulet ekspozimi nga rreziku i luhatjeve në kursin e këmbimit dhe nga ana tjetër, do të ulte informalitetin në këmbimin euro-lekë.
“Ne euron nuk e gjejmë vetëm në transaksionet me vlerat e mëdha por edhe në supermarket, ku është i përcaktuar kursi sipas supermarketit jo sipas atij zyrtar. Në jug 1 euro ta marrin me 90 lekë. Nëse e frenon, mbron nga një anë qytetarët që konvertimin do ta bëjnë në institucionet zyrtare dhe jo në mënyrë informale dhe njëkohësisht rrit edhe kontrollin e tregjeve. Përsa kohë ne në Shqipëri i kemi shpenzimet në lekë, dhe të ardhurat në lekë, shumë i kufizuar është numri i atyre që i kanë në euro, dhe automatikisht për ta mbrojtur ekonominë familjare duhet të paguajmë në lekë. Gjykoj se duhet kufizuar që të mbrohet familja shqiptare që po dëmtohet nga kursi i këmbimit”, shprehet ekspertja ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi.
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi thotë për Report TV se kufizimi i pagesave në euro është i mundur, por fillimisht duhet bërë një analizë nga Banka e Shqipërisë. Sipas saj një tavan i arsyeshëm do të ishte 1000 euro, dhe poshtë kësaj vlere të mos lejohen pagesa në monedhën evropiane.
“Ne mund të kufizojmë përdorimin e euros në transaksionet tona. Mund të realizohet pasi është një vendimmarrje bazuar në zhvillimin ekonomik dhe nëse Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet publike patjetër që bëhet. Nëse do të ndërmerret mund të nisë fillimisht me hapa, zvogëlimi i transaksioneve të euros në vlera nën 1000 euro për tu rritur më tej, derisa të vendoset që çdo transaksion të bëhet në monedhën kombëtare. Kështu që nuk është e lehtë ta marrësh një vendim të tillë”, tha Nunaj.
Banka e Shqipërisë ka sqaruar për Report TV se përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.
Tashmë nuk mund të flitet më për një normalitet të ri në kursin e këmbimit. Euro po humbet çdo ditë pikë përballë lekut. Sot po këmbehet me 99.7 lekë, nga 99.8 lekë që ishte.
me sa kuptova ne komentin e asolingo behet fjale per 2 bileta keshtu qe diferenca eshte 400 leke ose 4000 te vjetra. me thene te drejten ne shume restorante ne Golem ma kane llogaritur me kursin 1-1000
PërgjigjuNese eshte dicka qe duhet ndaluar,jane investimet e medha ne euro,pallatet,kullat,rezortet,/investimet strategjike/,blerjet e pasurive te paluajtshme,jo pagesat qesharake 1000 euro e poshte.Duket qe synohet te penalizohet konsumatori i thjeshte dhe investitori i vogel.100 % dakord me komentin e / MJERE POPULLI/.
PërgjigjuKush ka me pak se €1000? Po shume 1000-she kush ka? Nuk ju ben dora t’ju prishin pune atyre qe ju financojne zgjedhjet. Populli i thjeshte edhe emigrantet e ka ne kurriz kete pune, si gjithe te tjerat. Tregun e permbyt sasija e madhe e eurove qe hyn me Toyota yaris, jo leket e xhepit te popullit. Edhe vleren e shkembimit valutor e cakton banka Shqiptare . Ndersa vlera e lekut nuk eshte e lidhur me asnje gje. Eshte thjeshte fiktive. Ketej pastro e ketej perfito edhe ne valute, nderkohe populli varferohet dita dites
PërgjigjuPopulli e ha sa krahu gjithmone or teeeejjjjj
Kjo eshte propagand per te mbajtur Lekun te fort kunder valutave Europiane dhe me gjer nga kjo situat PERFITON 1.Qeveria lane borxhet ne valuta 2.Banka Qendrore pasi levizja e monedhave jep inflacion, dhe inflacioni jep iden e miqenies sps Qarkullojn me shume para se mall po kjo eshte e perkoshme dhe e rrezikshme . 3.Depozitat e Qytetarve ne valut ne Bankat e niveli te 2 ishin prej kohesh kosto per bankat ,me valutat Qe shkuan pikiat ato levizen ne forma te tjera kursimi, blerje tokash shtepish etj pra frymarje 3 fisht shteti komisione 3%_15%, ekomomia injeksion keshi, sektori ndertimi mori kerkes tektonike per shtepi, kjo shpjegon edhe faktin sps shumica e shtepive ketu jan bosh sps u blen vetem per te shpetuar kursimet ne valut nga zhvlersimi perkundrejt lekut, mos harrojm se per 10 vite vetem euro pesoi reni 42% ne vler... 4 perfitus tjeter jane sektori i TURIZMIT sps çdo pushues paguan me shume se sa kishe planifikuar te shpenzonte ketu,dihet pushuesit edhe pse gjysma jan shqiptar te ardhurat i kan ne euro 5 NDERTIMI nje sektor tjeter perfitues sps perfitoj nga paniku i gjetjes se nje forme te re per te ruajtur valutat e kursyera nga Qytetaret,qe u iteresuan per te bler nje banes nje toke etj jemi deshmimtar te gjith sot qe ky treg nga spekulimi qe u be ka kaluar tregjet europuiane .... 6 sektori INPORTUSIT jane perfitues sps me nje monedh te fuqishme fusin me shume mall ketu dhe me lire,jemi deshmimtar edhe per kete mallrat e huaj e kan mbytur tregun vendas ... PERFITUS TJETER ekonomia informale dhe parja e pist pra ekonomia lavatriçe.... POR KEMI EDHE TE HUMBUR KUJDES 1.QYTETARET me te ardhura ne valuta dhe ata qe jeton me remitanca 2.EXPORTUSIT pasi ata te ardhurat i kan ne valut edhe shpenzimet ne lek kjo diferenc u kthehet ne kosto.... DEPOZITAT NE VALUT qe nuk kan ndryshuar destinacion keto 10 vite psh 2012 100.000 euro ne banke kishin vleren 142 milion lek sot jan 99 milion pra 43 milion humbje ..... BIZNESI FASON ETJ ETJ NORMAL LIND PYETJA KUSH ESHTE ZGJIDHJA sps neser turisti nuk vjen me ,shqiptari nuk i bie me kursimet ketu, kompanit e exportit e fasoni shikojn shtete te tjera si mundesi dhe kjo do ishte katastrof per vendin ..... Zgjidha Qeveria te stabilizoj borxhin e jashtem Dhe mos te shpresoj tek ky spekulim per ta lar Banka Qendrore te jete monitoruse e drejt e ekonomis pa i ber tifozllek lekut, por sabilitetit te tregut te valutave futja ne perdorim e euros dal nga dal ne ekonomin vendase mbulimi i kostove te konpanive qe japin pune ketu dhe mbi te gjitha Ruajtja e kapitalit intelektual sps shqiperia sot ka ren viktim e spirale se inflacionit ngri çmime ngri paga ku keto paga i gerryen inflacioni dhe nuk shkojn per punonjes me te kualifikuat por te mbi vlersuar sps nuk kan rendiment me te lart thjesht paguhen per te mos ikur....etj etj 2.
PërgjigjuO eksperta, si thoni ju çfare e ekspozon me shume taksistin ndaj kursit te kembimit:10 euro qe i jap une sapo zbres ne Rinas apo kredia qe ka marre ne euro per te blere shtepine? Fillohet me shumat e medha, o mjeshtra, jo me vogelsirat qe as i kontrollon dot.
PërgjigjuFluksi i pakontrolluar valutes me origjine kriminale ka shkaktuar kete nenvleresim te euros duke goditur direkt ekonomine e shtresave te mesme dhe me poshte. Kontrolli ligjor dhe verifikimi i burimit te investimeve ne ndertim dhe blerjes te pronsve do stabilizonte tregun. Ekspertet karagjoze dhe te shitur thone eleminoni pagesat nen 1000€.
PërgjigjuRuci turs i shet biletat me € dhe n.q.s nuk ke ti shet ne leke me 1€=1400 leke,ne korrik preva bilete me tha 60€ i thashe nuk kam € po te jap 120.000 leke(kembimi valutor ne korik 1€=980 leke),me tha do paguash 124.000 leke po deshe pra me sa duket Ruci leket ne €i çon ne Greqi a ku ta di une.Ky eshte realiteti.
PërgjigjuAs fare je ne matematike!!!
I ka kerkuar 60 euro, ky i ka thene nuk kam euro po te jap 120.000 leke, ajo i tha jo, do me japesh 124.000 leke. Me pelqen shume matematika e ketyre.
1 euro = 980 nuk eshte as sot o mik dhe jo ne Korrik. Nese bileta ka kushtuar 60 euro? pse nuk e paguan ne euro, nese nuk i ke, shko dhe kembeji pa qene nevoja per debat.