Fatmir Mediu duke folur në Asamblenë e OSBE

Politikë

Në Shqipëri zvarrit ‘Gërdecin’, jashtë vendit Mediu bën ‘diplomaci të madhe’: Kina dhe Koreja e Veriut, kërcënim për Europën

1 Korrik, 13:11| Përditesimi: 1 Korrik, 16:16

  • Share

Ndërsa në Shqipëri po gjykohet për masakrën e Gërdecit me 26 të vrarë nga ai shpërthim katastrofik i 15 marsit 2008 dhe qindra të plagosur, Fatmir Mediu ka më me prioritet vizitat në SHBA dhe takimet jashtë vendit.

Së fundmi ai ka mbajtur edhe një fjalim në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ku është shprehur se Kina, Irani dhe Koreja e Veriut janë kërcënim për kontinentin dhe se ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj në Ukrainë.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi ai sulmoi drejtësinë e re në Shqipëri gjatë vizitës në SHBA dhe hodhi akuza se po gjykohet politikisht në procesin e Gërdecit, seancat e të cilit i ka zvarritur shpesh-herë me mungesën e tij.

“Kina është partneri më i fuqishëm i Rusisë, ashtu si edhe Republika Islamike e Iranit, të cilat po minojnë jo vetëm sigurinë dhe luftën për lirinë e Ukrainës, por gjithashtu po minojnë sigurinë e Evropës. Kina jo vetëm që ka mbyllur sytë ndaj mizorive të luftës së Putinit kundër Ukrainës, por ka mbështetur ekonominë dhe zinxhirët e furnizimit të Rusisë, duke minuar sanksionet dhe duke siguruar që Rusia të vazhdojë të ketë akses në para dhe materiale të domosdoshme për pushtimin e saj”, tha Mediu mes të tjerash në fjalën e tij në Asamblenë e OSBE-së.

Procesi i tij në GJKKO ndodhet në fazën e kontestimeve të ekspertizës së kryer, ku vetë Mediu po mbrohet duke lexuar pretendimet e tij në 150 pika dhe deri tani ka arritur deri te gjysma e tyre, duke u bërë shkak që seancat të marrin më shumë kohë.

Fjala e Fatmir Mediut në Asamblenë parlamentare të OSBE:

“Si mbështetje për këtë amendament, para së gjithash dua të falënderoj Senatorin Cornyn për këtë amendament, i cili e bën shumë më të plotë propozimin. Sepse pa përfshirë atë që zoti Corning shtoi, siç e dini, do të ishte tërësisht i paplotë. Ky amendament shton një referencë për bashkëpunimin e Rusisë me Republikën Popullore të Kinës dhe Republikën Islamike të Iranit në luftën e saj kundër Ukrainës, gjë që meriton të përmendet krahas bashkëpunimit të saj me Korenë e Veriut.

Kina është partneri më i fuqishëm i Rusisë, ashtu si edhe Republika Islamike e Iranit, të cilat po minojnë jo vetëm sigurinë dhe luftën për lirinë e Ukrainës, por gjithashtu po minojnë sigurinë e Evropës. Kina jo vetëm që ka mbyllur sytë ndaj mizorive të luftës së Putinit kundër Ukrainës, por ka mbështetur ekonominë dhe zinxhirët e furnizimit të Rusisë, duke minuar sanksionet dhe duke siguruar që Rusia të vazhdojë të ketë akses në para dhe materiale të domosdoshme për pushtimin e saj.

Ndërkohë, Irani e ka furnizuar Rusinë me qindra dronë vdekjeprurës që Kremlini i ka përdorur për të sulmuar civilët në Ukrainë, duke vrarë dhe gjymtuar njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar infrastrukturë kritike.

Dua vetëm të shtoj se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit ka ndihmuar jo vetëm në stabilitetin në Lindjen e Mesme, por edhe në Evropë, si dhe ka forcuar faktorin ndëshkues ndaj Rusisë në raport me Ukrainën. E përgëzoj reporterin për përfshirjen e referencës për mbështetjen e Rusisë nga Bjellorusia dhe Koreja e Veriut, dhe i bëj thirrje kolegëve të mi ta mbështesin këtë amendament për të pasqyruar më mirë pamjen e gjerë të ndihmës së huaj që Putini ka marrë për agresionin e tij.

Jetojmë në një kohë kur duhet ta kuptojmë dhe të kemi një panoramë të plotë se çfarë përbën kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën. Faleminderit!”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SEMRID: 01/07/2025 13:49

    Ky lloj tipi me kete fytyre te shemtuar eshte turp i ketij vendi akoma ekziston.

    Përgjigju
  • EriEri: 01/07/2025 13:27

    Dhe mire ben, perderisa drejtesia nuk funksionon dhe as ka per te funksionuar per te gjithe kriminelet politikane te djathte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?