15-vjeçari S.F, i dha fund jetës më 24 gusht, duke u vetëvarur në apartamentin e dajës së tij në Çukë në lagjen numër 1 të Sarandës, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime. Për ngjarjen e rëndë Prokuroria e Sarandës ka nisur një hetim.
I mituri kishte përfunduar 9-vjeçaren në shkollën “Jeronim de Rada” dhe në shtator do të niste gjimnazin. Report Tv arriti të bisedojë jashtë kamerës me disa prej shokëve të klasës te “Jeronim de Rada”, të cilët e përshkruajnë një djalë të qetë, të qeshur dhe gjithmonë të shoqërueshëm me të tjerët.
Ata tregojnë se janë tronditur nga kjo ngjarje, pasi i riu nuk kishte shfaqur shenja se një ditë do t’i jepte fund jetës. Shokët e tij tregojnë për Report Tv se hera e fundit qe e kishin takuar 15-vjeçarin, ishte në mbrëmjen e minimaturës ku kishin festuar së bashku.
Djali i lindur në Tiranë, siç shokët na tregojnë, ka dhe një motër të vogël, në klasë te dytë edhe një vëlla në klasën e katërt. Nëna e tij është infermiere.
Sipas miqve, dy ditë para se adoleshenti të kryente vetëvrasjen nisi të postonte në rrjetin social TikTok disa video të papërshtatshme, kryesisht me përmbajtje dhune.
“Më parë nuk postonte të tilla”, tregojnë shokët e klasës, të cilët siç vetë tregojnë janë ende aktiv në këtë rrjet social, edhe pse përdorimi i tij në Shqipëri është pezulluar me vendim të qeverisë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij te shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”.
Komente

Si ka mundësi Sali non grata e quajti skandal mbylljen e tik tokut..
Përgjigju