Punoi 30 vite mësuese, në shtëpinë e të moshuarve e kujton nxënësja, rrëfimi i 75-vjeçares që u rrit pa nënë e baba: Faluni dashuri prindërve

1 Tetor 2023, 19:06| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 20:55

  • Share

Duart që i dridhen dhe rrudhat në fytyrë janë dëshmi një jetese të vështirë dhe një kalvari vuajtjesh.

Krisanti Boçi, sot gëzon 75 vite jetë. Në asnjë ditë të saj nuk mundi të shijojë dashurinë e prindërve.

“Nëna ime ka vdekur në lindje me mua.Pas 2 muajve ka vdekur babai. Në jetën time kam qëndruar vetëm fare.”

Vetmia nuk i preu hovin dhe hapat e jetës. 30 vite Kristi Boçi ka punuar si mësuese ndihmëse pranë Institutit që nuk shikojnë dhe dëgjojnë. Për të kanë qenë vitet më të bukura të jetës.

“Jam shumë e kënaqur. Me nxënësit kam shkuar shumë mire dhe më kanë dashur shumë. Pë çdo gjë më thonin mua dhe unë I afroja shumë.”

E vetme përballë një bote të cilën nuk e njihte Krisanti tregon se në shtëpinë e të moshuarve, ka gjetur strehën e saj.

“Unë zgjohem në mëngjes. Bëj fiskulturë dhe laj fytyrën , laj këmbët dhe vishem.”

Vetëm nxënësja e saj Liza e kujton dhe interesohet për të.

“ Më ka ardhur Liza , më ka pare. U kënaqa shumë dhe u përqafuam dhe dolëm në fotografi?’

Nuk pushon së falenderuari dhe Farien , shoqen e saj besnike që gjithmonë e telefonon.

“Shumë mall për shoqet e mia mësuese. Shoqet më kanë afru shumë.”

Tregon se ka gjetur edhe një motër që nuk e pati kurrë, Liljanën.

“E dua shumë. Vetëm unë dhe kjo jemi pa nënë e pa baba. Dikush ka nënën, dikush babanë, dikush motrën , ne s’kemi asnjë.”

Në Ditën botërore të të moshurve mesazhi i saj është vetëm dhurimi e falja e dashurisë.

“Të gjithë të moshuarve , të kenë shëndet lumturi në familjet e tyre.”

Bashkë me 75-vjeçaren aty marrin shërbime nga ushqimi deri tek fjetja 97 persona.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?