Liam Galllagher, Andy Byron dhe Christine Cabot

VIP & Spektakël

‘Ne s’kemi kamera në koncertet tona’, këngëtari Liam Gallegher pas tradhtisë që u bë virale në koncertin e Coldplay: S'na intereson çfarë bëni

22 Korrik, 15:50| Përditesimi: 22 Korrik, 15:56

  • Share

Pas videos që u bë virale në rrjet, ku në koncertin e ColdPlay, kamera shfaqi përqafimin e CEO-s së Astronomer me shefen e burimeve njerëzore, edhe pse dyshja janë të martuar, por me persona të tjerë, ka ardhur një reagim nga këngëtari me famë botërore, Liam Galllagher.

Gjatë konceritt në Mançester të dielën, vokalisti i Oasis iu drejtua audiencës duke thënë: ‘A kemi ndonjë dashnor sonte? Mos u shqetësoni, nuk kemi kamera të fshehura si Coldplay. Nuk na intereson se kë puthini, me kë ngatërroheni apo çfarë bëni. Nuk është puna jonë”, tha ai.

Komenti i Gallagher erdhi disa ditë pas një incidenti në koncertin e Coldplay në stadiumin Gillette në Massachusetts më 16 korrik, kur një çift i kapur në një të ashtuquajtur “kamera puthjeje” reagoi në mënyrë të çuditshme.

Andy Byron, i cili ishte gjithashtu ylli i videos kontroverse, më vonë dha dorëheqjen si CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer pas trazirës që shkaktoi kur ai u filmua duke përqafuar menaxheren e burimeve njerëzore të kompanisë, Christine Cabot. Videoja u bë virale në mediat sociale, duke zbuluar marrëdhënien e tyre të fshehtë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?