Mirlind Daku

Sport

Në Slloveni s'e harrojnë Mirlind Dakun: Një nga sulmuesit më të mirë në histori

7 Shkurt 2024, 21:40| Përditesimi: 7 Shkurt 2024, 21:41

  • Share

Mirlind Daku ishte ndër afrimet e fundit që Sylvinho bëri në Kombëtare. Sulmuesi tanimë luan me Rubin Kazan në Rusi, teksa më herët ka qenë pjesë e NS Mura në Slloveni, aty ku ra në sy me golat e tij.

Janë pikërisht këta të fundit që nuk harrojnë se dy vite më parë si sot, Daku nënshkroi me ta. Për Murën, sulmuesi i Kombëtares është ndër më të mirët në histori.

"Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 ai kaloi te Rubin Kazan në Rusi", shkruan ish-klubi i Dakut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?