Foto: Benardo Doçi

'Nëse s'më jep 5 mijë euro do të të vras!', shqiptaro-amerikani bie pre e shantazhit, arrestohet 25 vjeçari nga Durrësi

15 Dhjetor 2023, 14:16| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 17:10

  • Share

Durrës- Një shqiptar i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e shantazhit dhe kërcënimeve nga një i ri shqiptar, i cili i kërkonte para. Report Tv mëson se shqiptaro-amerikani është paraqitur rreth mesditës në Policinë e Durrësit për të denoncuar rastin.

Sipas tij, Benardo Doçi, 25 vjeç, banues po në Durrës, e ka kërcënuar vazhdimisht përmes celularit për t’i dhënë një shumë prej 5 mijë dollarësh. Burime pranë bluve thonë për Report Tv se i riu durrsak e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme nga “do të të rrah” deri tek “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.

Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia u vu menjëherë në ndjekje të të riut, i cili u arrestua në flagrancë dhe iu gjetën edhe paratë 500 euro të dhënë nga shqiptaro-amerikani B.Xh.

Ai është nën akuzë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Doçi rezulton më herët i hetuar për vepra penale të tjera.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/12/2023 00:48

    U be dhe kjo fytyre e shpifur te kercenoje e te zhvate para! Varini dy kembore lopesh nga parafangot dhe leshojeni prape ne mal t'i bashkohet tufes nga ka ikur,se prania e tij eshte ofenduese per Durresin e kultures se lashte.

    Përgjigju
  • asolingo: 15/12/2023 17:31

    Kjo lloj kafshe qe quhet Doci eshte nje specie ne zhdukje prandaj kalbeni ne nje paradhome qe ti thote mutit koko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?