Kronikë

Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë! Banorët: Ja si na u grabit prona! T’i tregojmë shtetit çfarë kriminelësh ka këtu

28 Mars, 18:09| Përditesimi: 28 Mars, 18:28

  • Share

Prej vitit 2008, banorë të fshatit Baks Rrjoll të Velipojës, përpiqen të marrin pronësinë e tokave të tyre, por nuk ia dalin, derisa të tjerë njerëz me pushtet, e me aq para sa për të korruptuar drejtësinë siç ata thonë, - ia grabitën ato. Mbi këto prona të cilët banorët me lot dëshpërimi në sy thonë se iu vodhën me dokumente të falsifikuara, botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj do të ndërtojë një resort me 5 yje në perlën e Adriatikut, pranë Ranës së Hedhun.

Dokumentet e pronësisë të cilat për institucionet e Shkodrës nuk pinë ujë, banorët i dorëzuan në SPAK përmes një kallëzimi, me shpresën se kjo strukturë e posaçme do të zbulojë korrupsionin sipas tyre deri tek gjyqtarët.

“Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata më parë, por të gjithë më thonë s’i ke. I ka marrë i forti, s’kanë për të mi dhënë mua” , -thotë një banor para SPAK.

Sipas banorëve dhe avokatit të tyre Ndue Pjetra, në vitin 2016 me dokumente të falsifikuara që pretendohet se mbajnë datën e largët, 3 ditë para luftës së ’97-ës, pronat e tyre i mori me vendim gjykate Fatmir Shpellzaj, ish-punonjës në bashki, sot kryetar i Partisë së Lirisë në Malësinë e Madje.

“Dihet që janë false, sapo të merren provohen me akt ekspertimi se kur janë shkruar në 1997 apo në 2016”, shprehet avokati i banorëve, Ndue Pjetra.

Megjithatë, sipas banorëve, këto dokumente dhe lekë të dhëna ryshfet i shërbyen dy gjyqtarëve të Shkodrës Vojsava Osmanaj dhe Astrit Kalaja ta bëjnë zyrtarin, pronar në një kohë të shpejtë, pa pasur lidhje me tokat në këtë fshat.

“I pari që ka nisur falsifikimin është Fatmir Shpellzaj. Vosjava  Osmanaj me Astrit Kalanë që nga 2016-a deri kur ka marrë pronën Shpellza ma kanë mbajtur dosjen peng deri në 2023. Në momentin që Shpellzaj mori pronën mbi pronat tona, atëherë zhvilloi gjyqin tonë”, thotë një tjetër banor

 “Është grup i strukturuar kriminal. Janë gjyqtarë, ekspertë, punonjës të hipotekës së Shkodrës së asaj kohe”, shprehet avokati.

Kjo skemë sipas avokatit u përdor kur doli ligji për investitorët strategjik.

“Këta shfrytëzuan rastin dhe gjetën ku ka toka të lira malesh dhe gjetën këto që nuk i kanë regjistruar”, - thekson avokati Pjetra.

Të brengosur, por me këmbëngulje, banorët, të cilët më herët kanë bërë rezistencë edhe përballë policisë për të ruajtur tokat e tyre, thonë se nuk do të lejojnë që ky projekt korruptiv sipas tyre nga botuesi dhe pronari i stacionit televiziv A2, të vihet në zbatim.

“Bashkim Ulaj s’ka shans me u fut aty. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë. kemi ardhur për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu”, insiston një banor.

“Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë", thotë mes lotësh një banor në protestën para SPAK.

Në prag të fundvitit 2024 biznesmeni me lidhje të ngushta me Sali Berishën, Bashkim Ulaj, çka i ka mundësuar të fitojë vazhdimisht tendera dhe koncesione publike pa pasur pengesa as akuzat e opozitës mori statusin e veçantë investitor në strukturë akomoduese me 5 yje me firmë të zv.kryeministres Belinda Balluku për ndërtimin e resortit Blue -Borgo me vila luksoze e hotele në një sipërfaqe 147.2 hektarë.  Por, edhe në këtë rast, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë mbyllur sytë dhe heshtin përballë denoncimeve kundrejt botuesit pranë tyre, Bashkim Ulaj.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • londi: 30/03/2025 21:27

    kur te vije atje,,,kapeni dhe rriheni ate ulajn,,dhe liheni te iki pa breke.....

    Përgjigju
  • Katnari: 29/03/2025 21:05

    Mos I gezofshin

    Përgjigju
  • Sunit islamik pis milet: 29/03/2025 09:47

    Firmën e ka dhënë balluku fajin e ka saliu HAHAHAHAHA, mir saliu që më këto pastron leket por pse rama e lejon? HEHEHEHEHEHE TUNGJATJETA

    Përgjigju
  • Eldi: 28/03/2025 19:51

    Ish pronaret qajne per tokat e tyne sot tash 30 vite..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?