Gazeta spanjolle 'Mundo Deportivo' raporton se ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gjasa të bëhet trajneri i ri i Bayern Munich.
Zgjedhja e trajnerit të ri të Bayern Munich është e komplikuar. Xabi Alonso, i preferuari i drejtuesve bavarezë do të vazhdojë të drejtojë Leverkusen sezonin e ardhshëm dhe sot trajneri i kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann ka nënshkruar kontratën e re, duke mohuar në mënyrën më të mirë të mundshme parashikimet se ai do të rikthehet në pankinën e Bayernit pas Europianit.
“Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Bayernit kanë gjetur një zgjidhje të re, përkatësisht që francezi Zinedine Zidane duhet të jetë tani favoriti i parë për të marrë drejtimin e Bayernit.
Zidane, i cili ka qenë joaktiv që nga fundi i sezonit 2020/21, thuhet se ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Bayernit për bashkëpunim dhe gazeta e lartpërmendur pretendon se bisedimet janë në një fazë shumë të avancuar dhe se të dyja palët pritet të lidhin një marrëveshje së shpejti.
Zidane thuhet se tashmë ka diskutuar dhe rënë dakord me drejtuesit e Bayernit për një afrim në skuadër, por konkretisht ka dashur të forcojë pjesën mbrojtëse të skuadrës.