Kronikë

Spanja e kërkonte për vrasje në emër të një grupi kriminal, arrestohet në Durrës Armando Masha (VIDEO)

22 Qershor 2024, 10:53| Përditesimi: 22 Qershor 2024, 18:25

  • Share

Durres- Një 49 vjeçar i cili kërkohej nga autoritetet spanjolle për një vrasje të kryer në emër të një grupi kriminal është arrestuar në qytetin e Durrësit.

Operacioni i arrestimit të Armando Mashës nga forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u kodua “Operacionalja 11”. 

Policia e shtetit informoi 49 vjeçari i cili ishte person ‘me rrezikshmëri shoqërore të lartë” është lokalizuar në lagjen nr. 13, Durrës aty ku dhe ka lindur

“49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal’ thuhet në njoftimin e policisë e cila publikoi dhe video të shoqërimit të tij me pranga në duar drejt policisë. 

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?