Në Spanjë mbajtja e maskës e detyrueshme deri në fund të pandemisë, gjobë për të pabindurit

9 Qershor 2020, 16:21| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 16:25

  • Share

Maska do të mbetet e detyrueshme, e dënueshme me gjobë në rast të kundërt, në Spanjë, deri në fund të lehtësimit të masave kufizuese dhe deri sa COVID-19 të zhduket plotësisht, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Një gjobë prej 100 eurosh do t’u vendoset personave që nuk e mbajnë maskën në rrugët publike apo në vendet e mbyllura si dyqane ose kur ata nuk mund të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash me njerëzit që i rrethojnë”, theksoi ministria në një komunikatë.

Mbajtja e maskës do të mbetet e detyrueshme në transportin e publik, në avionë dhe në automjetet private.

Spanja, një prej vendeve më të prekura në botë nga pandemia me më shumë se 27 000 të vdekur, ka vendosur mbajtjen e maskës për të gjithë personat nga mosha 6 vjeç që prej 21 majit në rrugët publike dhe në vendet e mbyllura nëse distanca e sigurisë nuk mund të mbahet.

Është bërë e detyrueshme që prej 4 majit në transportin publik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?