Në spital në gjendje të rëndë se piu fotoksinë, gruaja në Berat: Burri më dhunon sistematikisht

21 Qershor 2020, 13:27| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 13:28

  • Share

Një 52-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi bashkëshortja e tij është paraqitur në gjendje të rëndë në spital. Raportohet se bashkëshortja e 52-vjeçarit P. P., 49 vjeçe, mbërriti në gjendje të rënduar në spital pasi kishte pirë fotoksinë.

Në deklaratën e saj 49-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar në këtë pikë pasi bashkëshorti i saj e kishte dhunuar sistematikisht. Sakaq shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.

Ndërkohë po në berat janë arrestuar në flagrancë dy drejtues motomjetesh të cilët lëviznin pa patentë. Dy shtetasit e arrestuar janë A. G., 19 vjeç dhe R. S., 34 vjeç të dy banues në fshatin Goraj, Kuçovë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?