Moment nga luftimet në frontin Ukrainë-Rusi

Bota

Në tavolinat e gjeopolitikës flitet për paqe dhe marrëveshje, por në front lufta bëhet e ashpër! 5 të vrarë nga sulmi rus në Donetsk, përgjigjet Kievi

17 Gusht, 09:51| Përditesimi: 17 Gusht, 11:00

  • Share

Bisedimet për paqe dhe mbarimin e luftës në Ukrainë janë intensive dhe në limitet e tensionit gjeopolitik, ku të gjithë flasin për një marrëveshje, por e padeklaruar zyrtarisht.

Pavarësisht kësaj, në front situata është ndryshe, teksa Moska dhe Kievi kanë vijuar të luftojnë njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme dhe viktima.

Pesë persona janë vrarë në një sulm rus në rajonin e Donetskut. Kjo u raportua nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetskut, Vadym Filashkin, siç raportohet nga Ukrinform.

"Më 16 gusht, rusët vranë pesë banorë të rajonit të Donetskut: dy në Raiske dhe Sviatohorivka, dhe një në Kostiantynivka. Katër persona të tjerë u plagosën në rajon gjatë ditës", thuhet në raport.

Numri i përgjithshëm i personave të vrarë në rajonin e Donetskut që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë ka arritur në 3,417, me 7,837 të tjerë të plagosur, informon "La Repubblica”.

Por edhe Kievi nuk qëndroi pasiv, teksa trupat ukrainase përparojnë në Oblastin Sumy.

"Trupat ukrainase po përparojnë në Oblastin Sumy", tha Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, duke cituar Kyiv Independent.

Ushtria ukrainase thuhet se përparoi rreth dy kilometra në Oblastin Sumy, një ditë pasi Putin dhe Trump diskutuan një marrëveshje që, ndër të tjera, parashikon dorëzimin e territorit të papushtuar ukrainas Rusisë.

Ukraina informoi se në 24 orët e fundit, u regjistruan 148 përleshje midis Forcave Mbrojtëse të Ukrainës dhe pushtuesve rusë në vijën e frontit, 51 prej të cilave në sektorin e Pokrovsk.

Sulmet ruse janë intensifikuar gjithashtu në sektorët Lyman dhe Novopavlivka, raporton Ukrinform, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

"Sipas informacionit të përditësuar, dje pushtuesit kryen 68 sulme ajrore në territorin ukrainas, duke hedhur 127 bomba të drejtuara. Përveç kësaj, 4,718 municione të humbura u përdorën për të goditur 5,955 pozicione dhe vendbanime ushtarake ukrainase, 140 prej të cilave u lëshuan nga raketa të shumëfishta", thuhet në raport.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?