Arjan Ndoja

Kronikë

Nga vrasja e Elton Çiços te dosja Xhisiela, profili i stomatologut të arrestuar për atentatin kundër prokurorit

5 Nëntor 2019, 11:28| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 11:51

  • Share

Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajën, i cili është kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai ka klinikë dentare në qendër të Fushë Krujës, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi ka qenë skeduar edhe për disa ngjarje të tjera në vitet e fundit.

Ai është me profesion stomatolog, ndërsa ka qenë lakuar në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja dhe i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon (kishin lidhje familjare) në Tiranë në 2016 kur u ekzekutua te lokal "De Niro" në zonën e ish-Bllokut. Ai ka qenë i dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço. Ndërsa përsa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajza në një nga intervistat e saj në media asokohe deklaronte se 'Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë “Na hape punë".

1572951057_5dc152d05c768klinikarraja.jpg

Klinika Rraja në Fushë Krujë

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?