Kënga “Në të s’ëmës 2020” bën bashkë parodistët e Vlorës me artistë nga Kina, Rusia, Italia dhe Spanja

2 Janar 2021, 17:42| Përditesimi: 2 Janar 2021, 18:04

  • Share

Parodistët vlonjatë Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, të cilët përmes humorit të tyre kanë qenë prezentë gjatë gjithë vitit 2020, që u përshkua nga pandemia Covid 19 janë bërë pjesë e këngës “Vaffanculo 2020”.

Kënga “Në të s’ëmës 2020” e krijuar nga këngëtarët italianë ka bërë bashkë shumë artistë nga vende të ndryshme të botës si Kina, Rusia, Italia, ku mes tyre dhe parodistët vlonjatë. Artistët përmes kësaj kënge, rikujtojnë dëmet dhe pasojat e rënda që la pandemia Covid 19 tek njerëzit kudo ata ndodhen. Ndërsa, shpresojnë që pandemia të mos vazhdojë më gjatë Vitit 2021, duke sjell më shumë gëzim dhe shëndet tek njerëzit.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?