Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj

‘Ne të shkretët, brrylin’/ Luizi i jep zgjidhje ‘hallit’ të Kristit pas daljes nga Big Brother VIP: Sa të mbaroj me Kiarën do kaloj nga ty

1 Maj 2023, 22:17| Përditesimi: 1 Maj 2023, 22:19

  • Share

Finalistët e Big Brother VIP janë afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe po bëjnë planet për veprimet që do të bëjnë jashtë shtëpisë.

Luizi ka treguar se menjëherë pas finales do të jetë me Kiarën në shtëpi, duke lënë të nënkuptohet se me në fund do të kenë pak kohë për të qendruar me njëri-tjetrin pa kamera dhe në intimitet të plotë.

Teksa ka dëgjuar këtë Kristi duket se po qante hallin e vetes, teksa tregon që është beqar. Në këtë moment nuk ka munguar as batuta e Luizit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Deri nga ora 8 do flas lirshëm, do shfryj me Kiarën.

Kristi: Po ne të shkretët?

Luizi: Po ça të them unë o Krist, të mbaroj unë dhe Kiara po ashtu të kaloj nga ty.

Kristi: Ne të shkretët brrylin.

Efi: Jo ne, fol për vete.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?