Në Teatrin e Gjirokastrës tragjikomedia që godet dukuritë negative të fqinjësisë greko-shqiptare

11 Mars 2019, 15:23| Përditesimi: 11 Mars 2019, 15:40

  • Share

Tragjikomedia “Fqinjët” e autorit Ruzhdi Pulaha nën regjinë Milto Kutalit u ngjit në skenën e Teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. Ngjarjet në komedi zhvillohen në vitet ’95-96, në një fermë greke, ku janë punësuar disa shqiptarë. Aty lind një flirt mes djalit të pronarit grek dhe të motrës së punëtorit shqiptar. Gjithçka sillet rreth kësaj lidhjeje. Në qendër të shfaqjes janë marrëdhëniet e dy popujve. Qëllimi i veprës është që të transmetojë mesazhe pozitive, duke goditur dukuritë negative të fqinjësisë mes shqiptarëve dhe grekëve. Autori i veprës, Ruzhdi Pulaha, shprehet se për këtë vepër, është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë

Ruzhdi Pulaha, dramaturg: “Jam shumë i kënaqur me punën e trupës dhe regjisorën, me kompleksin e të gjithë trupës në Gjirokastër. M’u duk një trup shumë e freskët me nivel mjeshtëror, por pashë aktorë edhe aktore shumë të mirë, që më kanë emocionuar. Në këtë rast një pjesë e mirë e materialit është ngjarje e vërtetë, autentike, që ka ndodhur gjatë luftës, që me të vërtetë ka lënë jehonë në të gjithë krahinën e Mokrës së Pogradecit”.

Regjisori Milto Kutali shprehet mes situatave komike, ilaritetit, si dhe lotëve, realizimi i veprës arriti të japë mesazhet e duhura

Milto Kutali, regjisor i shfaqjes: “Jam shumë i emocionuar, për më tepër që vij me një vepër të përfaqësuesit të dramaturgjisë shqiptare, Ruzhdi Pulaha. Kemi punuar më shumë pasion me këtë trup të mrekullueshme dhe mendoj se kemi sjellë një copë jete që reflekton edhe realitetin e marrëdhënieve mes dy popujve miq. Historinë e këtyre dy popujve miq, që i kanë lidhur edhe i ka bashkuar Zoti me njëri-tjetrin në ditë të bukura dhe në ditë hallesh. Kanë ditur të komunikojnë edhe kanë integruar shpirtrat e tyre tek njëri-tjetri.

Protagonisti i kësaj shfaqje, Kudret Alikaj, e vlerëson këtë rol, si një nga veprat më emocionuese dhe realizuara mjeshtërisht, që prej lojës së aktorëve, skenografisë apo dhe formulimit muzikor. 

Kundrejt Alikaj, aktor: “Unë në fakt do ta nis nga fjala e Ruzhdisë, që e ka parë veprën të vënë nga disa trupa, por sot i pëlqeu më shumë. Dua që të falënderoj të gjithë trupën, që është shumë e plotësuar me elementë të rinj dhe të vjetër. Besoj se në të ardhmen do të kemi vepra akoma edhe më të mira. Nuk është puna që të bëjmë nga një shfaqje në dy muaj edhe pastaj të vazhdojmë rutinën, por që të sjellim nga një risi në teatër. Tani duhet të rrisim cilësinë. Do të përpiqemi që të bëjmë një cilësi më të lartë”.

Shfaqja “Fqinjët” e cila u mirëprit nga publiku gjirokastrit do të udhëtojë edhe në teatrit e qyteteve të tjera të vendit. Në realizimin e saj regjisori Milto Kutali i besoi rolet aktorëve të rinj Dajana Nenaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri, ndërkohë që peshën më të madhe e kanë mbajtur aktorët me përvojë të kësaj trupe si Viktor Caro, Rrapo Kapurani, Lilijana Ristani e Kudret Alikaj të cilët me të vërtetë sollën për publikun një shfaqje krejtësisht ndryshe.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?