Heroina e gjetur në makinën e shqiptarit

Kosova & Rajoni

Në tentativë për të kaluar me 11 kg heroinë në Serbi, arrestohet shqiptari në kufirin serbo-kroat! U zbulua nga qeni antidrogë

22 Shkurt 2023, 13:26| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 13:32

  • Share

Një shqiptar është arrestuar ndërmjet kufirit serbo-kroat ku është kapur me 11 kilogramë heroinë në tentativë për të hyrë në Serbi.

I arrestuari, është pjesë e një organizate kriminale që merret me prodhimin dhe shitjen e drogës, shkruajnë mediat kroate. Lënda narkotike u zbulua falë qenit anti-drogë që filloi të nuhaste makinën sapo ndaloi në kufi.

Droga është gjetur në pjesën e modifikuar poshtë xhamit të përparmë. Në total janë sekuestruar 21 pako me gjithsej 10.924 kilogramë heroinë, e cila është konfiskuar nga autoritetet kroate.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?