Në terren për të rikuperuar dëmet pas protestës, ambasadorja e Suedisë falenderon zjarrfikësit e Tiranës

12 Dhjetor 2020, 09:55| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 09:57

  • Share

Pas ditës së tretë të protestës së dhunshme në Tiranë, ku protestuesit shkatërruan çdo gjë u ka dalë përpara nga koshat e mbeturinave e deri tek semaforët e shtyllat e ndriçimit, kryeqyteti është zgjuar i pastër dhe në normalitet. Kjo falë punës së punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe forcave zjarrfikëse, të cilët kanë punuar përgjatë natës për të pastruar rrugët dhe sheshet nga plehrat dhe shkatërrimet që turma e dhunshme la pas.

Një akt i tillë i këtyre heronjve të qytetit, ka marrë edhe vlerësimin e ambasadores së Suedisë në vendin tonë, Elsa Håstad, e cila teksa poston një foto me një grup zjarrfikësisht në Tiranë, shpreh falenderimet ndaj tyre.

Gjatë këtyre tre ditëve, protestuesit e dhunshëm kanë shkatërruar që nga semaforët, stacionet e autobusëve, shtyllat e ndriçimit dhe stolat që përdoren kryesisht nga të moshuarit dhe prindërit me fëmijë të vegjël.

Komento

Komente

  • Vito lleshi: 13/12/2020 06:40

    Politika po perdor minorenet. Turp per PD, LSI dhe Presidentin e korruptuar

    Përgjigju
  • Mustaf Syla: 12/12/2020 20:34

    Kto nuk kan qen protesta kto kan qen vetem dhun dhe dhun shkatrim djegje prishje si kuptoj se e rezuan bredhin qka ika penguar kan prishur gjith qka eshte e mir. Te shkatrosh nuk eshte protest.klodjan Rasha u preft i qet.por polici duhet te mar denimin e merituar se ka mar nje jet e teriut.

    Përgjigju
  • Ema: 12/12/2020 11:54

    Te lumt. Mos ju zencin syt me te tilla pamje se keshtu esht kur ben thirrje per djegie presidenti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?