Sociale

Qeveria do ngrejë Universitet për qytetarët mbi 50 vjeç në Tiranë! Leksione në disa degë, 80 ‘studentë’ në vit! Mbështetje për punësim

8 Qershor, 15:47| Përditesimi: 8 Qershor, 20:21

  • Share

Për të shëndoshur shëndetin mendor, për të rritur mundësitë e punësimit dhe të ndërveprimit social, qeveria ka vendosur të ngrejë 'Universitetin për Moshën e tretë'.

I konceptuar si një organizatë arsimore unike dhe inovative nga ky universitet që do ngrihet në Tiranë pritet të marrin mësim 80 persona në vit, ndërsa përfitues do të jenë qytetarët mbi 50 vjeç.

"Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit", thuhet në programin 2025-2030.

Aktualisht në vend gati 42% e popullsisë ose rreth 1 milionë banorë i përket moshës mbi 50 vjeç sipas të dhënave të CENSIT 2023.

Qytetarët që do të vendosin t’i rikthehen studimeve do të kenë mundësi të marrin kurse dhe trajnime nga fusha të ndryshme, nga artet, profesionet, gjuhët e huaja, historinë, shkencën, filozofinë, çështjet aktuale dhe më shumë.

Ministria e Shëndetësisë thotë në dokument se një hap i tillë, ka rezultuar i suksesshëm në Francë apo në Britani, pasi është luftuar vetmia dhe stimuluar ndërveprimi social dhe zhvillimi i njohurive të ndryshme pavarësisht moshës.

Po ashtu kjo kategori që do të marrë njohuri për fusha të caktuara dhe do të trajtohet do të ketë edhe mbështetje për punësim. Sipas këtij dokumenti 300 biznese brenda këtyre 5 viteve duhet të krijojnë kushtet për punësimin e të moshuarve me orar të përshtatshëm.

K.M/H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sude: 09/06/2025 20:50

    Qeveria te hap universitet per te gjithe ato te pashkolluar qe ka ne parliament dhe Jane me diploma fallco te pakten te mesojne neper universitete qe te vidhen me me diplomaci

    Përgjigju
  • Mondi: 08/06/2025 21:42

    Do kete kopjuar krifcen per akademine e barinjve.po e kemi eksperiencen e fan nolit qe mbaroi conservatorin ne moshen 53 vjecare.hiqni dore nga budallalleqet

    Përgjigju
  • Titi: 08/06/2025 19:54

    Po fiks, se vetem keta kan ngel ne shqiperi, 60 e lart.

    Përgjigju
  • Arian: 08/06/2025 18:59

    Kam braktisur shkollën në moshën 16 vjeç. Sot flas tre gjuhë të huaja, punoj në Greqi si guidë, krijoj programe turistike javore për hecje në mal, vizita kulturore apo edhe pushime. Sjell grupe edhe në Shqipëri. Kam luajtur më shumë se njëzet vite futboll në zshqipëri dhe Greqi. Kam botuar edhe një libër me poezi. Tani, jam aq I paaftë sa mos të mund të marr një licencë guide apo trajneri? Dmth, a ka shpresë për njerëz si unë?

    Përgjigju
  • Shtet patetik: 08/06/2025 17:12

    Shtet patetik! Heq rinine dhe ofron programe pa logjike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?